Tërmet në Poloni/ Të paktën një minator humbi jetën dhe 11 të tjerë u plagosën-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Të paktën një minator u vra dhe 11 u shtruan në spital për shkak të një tërmeti në një minierë qymyri që i përket kompanisë polake PGG në Radlin, njoftoi grupi.

Lexo dhe...  Gjermania frikësohet se 8 mijë persona kanë marrë ujë me kripë në vend të vaksinës

Siç shtohet, tërmeti ka ndodhur gjatë natës në rreth 800 metra nën tokë, raporton Reuters.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Dridhet nëntoka e Kalifornisë, plot 25 tërmete në vetëm pak minuta

“Ishin 29 punonjës tanë në zonën e kërcënuar. Njëmbëdhjetë prej tyre u transferuan në spital. Fatkeqësisht, një nga kolegët tanë, një nga minatorët, vdiq,” tha Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të PGG Bartos Kepa.

Lexo dhe...  Tërmeti 6.1 ballë trondit Turqinë! Një viktimë, dhjetëra të plagosur dhe ndërtesa të rrënuara në Balıkesir-Çkemi News

Drejtori i shërbimeve lokale të emergjencës, Lukas Pah, tha se minatori u shpall i vdekur në vend dhe se katër të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Lexo dhe...  Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda-Çkemi News

Operacioni për sigurimin e zonës së prekur është ende në vazhdim dhe dëmet materiale në minierë nuk janë vlerësuar ende, sipas PGG.

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

(Vizituar 52 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share