I FUNDIT/ Aksident tragjik, tre viktima dhe katër policë të plagosur -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Tre të vdekur kanë mbetur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, ku njëra nga ta ka qenë veturë zyrtare e policisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës aksin rrugor Mitrovicë-Pejë.

Lexo dhe...  Metali i çmuar që mund të fusë Shqipërinë në BE? Reuters: Ka depozita të shumta bashkë me Serbinë, ndaj KE …

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar më herët se nga aksidenti me fatalitet kanë mbetur tre të vdekur.

Lidhur me këtë, ka lëshuar një njoftim edhe Policia e Kosovës ku thuhet se tre nga personat që kanë humbur jetën janë persona civilë, ndërsa lëndime kanë pësuar pesë persona të tjerë, katër nga ta zyrtarë policorë.

Lexo dhe...  Horoskopi per daten 8 Dhjetor/ Kjo eshte shenja qe do kete fat ne kete dite

“Sonte rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.

Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

Lexo dhe...  Vjerri i tha burrit tim se kunata, kunati dhe unë kishim kryer ma***dhënie te ara me misër më pas ndodhi gjëma -Çkemi News

Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor”, njofton Policia e Kosovës.

(Vizituar 683 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share