E bujshme! Negociata sekrete të grekëve me Sali Berishën! Ja kush eshte djali qe do vendosin Kryeminister -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Shpallja është lënë surprizë, në mënyrë që lajmi ta mbajë opinionin pezull për një kohë të gjatë…

Lexo dhe...  Avokati i Berishës: Ish-kryeministri nuk mund të shoqërohet forcërisht

Edhe pse kryeministri grek Qirjako Micotaqis, nuk i ka punët keq me Edi Ramën, pasi sherrin e kanë sa për sy e faqe, ai po udhëheq përpjekjet për të gjetur një rival e kundërshtar që ta zëvendësojë.

Në këtë përpjekje Micotaqis, nuk është i vetëm dhe po tenton të mbledhë mbështetës në Europë, por edhe në qarqet politike të rajonit.

Lexo dhe...  Sportet ujore edhe në liqen/ Aktivitetet që i presin pushuesit këtë verë në Pogradec

Micotaqis përgatiti grackën “Beleri” në vitin 2023, me synimin e tij strategjik për të marrë Himarën dhe për të krijuar një pellg minoritar nga Riviera e Himarës e deri në Kakavijë. Një pellg që lidhet ngushtësisht edhe gjeografikisht me tre bashki: Himara, Finiqi e Dropulli. Si për të krijuar kështu një asocacion gjeopolitik, që do të ishte aty një spinë permanente e Athinës në trupin e Republikës së Shqipërisë.

Ndërkaq, objektivi tjetër ishte që ta dobësojë sa më shumë aleatin e armikut të tij të madh Rexhep Taip Erdogan, e për të fituar kështu lavdinë e një strategu të kohës së artë greke, si babai i tij Kostandin apo baballarët e Greqisë moderne pas juntës ushtarake.

Në këtë ndërmarrje politike, Micotaqis siç dihet, gjeti aleatë Sali Berishën dhe Ilir Metën, aleancë që u bë në një mediacion të Vangjel Dules e qarqeve pranë kryepiskopit Anastas.

Lexo dhe...  Avokati i Berishës: Po të mos i jepte pronën Jamarbërit, do linte Argitën pa martuar

Pas kësaj aleance, edhe pse me ndrojtje, Sali Berisha e grisi paksa izolimin e madh ndërkombëtar që i ndodhi pasi u shpall Non- Grata nga SHBA, në vitin 2021.

Kjo aleancë, edhe pse nuk është më me atë formë si para një viti e gjysmë më parë, ekziston si një marrëdhënie politike tashmë e sprovuar.

Në këtë moment, Athina, duket se ka ndërmarrë dhe po përpiqet të krijojë një momentum të ri për opozitën e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Janë qarqet politike të Greqisë, të cilat kanë hedhur idenë dhe po bindin Sali Berishën e njerëzit pranë tij, që duhet gjetur një kandidat i mirë i opozitës për kryeministër.

Lexo dhe...  DOSJA E SPAK/ “Ministri më kërkoi të firmosja për dhënien e ish-klubit Partizani, kur e refuzova më tha …”, zbardhet dëshmia e Komandatit të FA

I cili të kandidojë përpallë Edi Ramës në 11 majin që vjen, si një ofertë e freskët, duke i hequr mundësinë kreut të mazhorancës që të ketë mundësi të luftojë sërish me dinosaurët e zakonshëm: Berisha e Meta.

Siç mësohet, Athina ka kohë që i ka hyrë punës në fshehtësi absolute dhe duket është afruar madje edhe tek emri përfundimtar si kandidat për kryeministër.

Shpallja është lënë surprizë, në mënyrë që lajmi ta mbajë opinionin pezull për një kohë të gjatë.

Lexo dhe...  500 mijë euro për të “zhdukur” Berishën/ Avokati tregon çfarë po kurdiset

Kandidati është një intelektual i mirëshkolluar në SHBA, madje me nivel të lartë akademik, dhe që jep mësim në një universitet të njohur. Është nga Durrësi, ortodoks që thuhet se pagëzimin e ka marrë nga vetë Anastasi kur ishte i vogël dhe mbiemri i tij është Nanaj.

Këto janë të vetmet zëra që kanë arritur të identifikohen nga e gjithë kjo marrëveshje sekrete, e cila po gatuhet në fshehtësi të plotë.

Synimi është që Nanaj, si kandidat, të çajë ekranet si një ofertë e re, perëndimore e mirëshkolluar, që do të vijë si kandidat i përbashkët i PD-së dhe partive të saj aleate.

Lexo dhe...  Mos u tallni me pensionistët, nuk blejnë dot bukë as ilaçe”, Berisha: Jeni një qeveri si organizatë kriminale, keni mbushur valixhet me para!

Ndërkohë pushtetin në prapaskenë do ta ketë sërisht Berisha, si për zgjedhjen e listave ashtu dhe për organizimin e çdo nisme në opozitë. Athina ka marrë përsipër promvimin dhe shëtitjen e “kandidatit” në sallone të rëndësishme të politikës europiane. Ku sipas të gjitha gjasave çdo gjë do të nisë nga Athina.

Zërat janë se bisedimet nuk po shkojnë kaq vaj, pasi Athina ka kërkuar një rozë emrash në listat e sigurta për PBDNJ-në e Dules, por edhe për demokratë që prej kohësh janë në listat e dëshirave të Athinës.

Lexo dhe...  Protesta në SHBA/ Guvernatori Northam shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Virxhinia

Megjithatë, këto negociata nuk kanë as kohë e as mundësi të zgjaten në kalenda. Dhe u duhet që gjithçka të shpallet në ditët e fundit të janarit apo në shkurt, për tu pompuar më shumë gjatë muajve që i paraprijnë fushatës, pasi deri atëherë rol më të madh ka nxemja paraprake sesa përplasja politike reale./Pamfleti

(Vizituar 185 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share