“Nostrodamusi i Ballkanit”, ja parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2025-ën-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


 

Ndërsa vitit 2024 po i vjen fundi, publiku kërkon të dijë se çfarë ka rezervuar viti 2025 për njerëzimin sipas parashikueses së famshme bullgare Baba Vanga.

E njohur ndryshe si “Nostrodamusi i Ballkanit”, Baba Vanga shquhet për parashikimin e eventeve historike si: Sulmi mbi kullat binjake në SHBA, vdekjen e Princeshës Diana si dhe pandeminë që pushtoi botën në vitin 2020.

Lexo dhe...  Dielli artificial' vendos rekord të ri, mban temperaturën prej 100 milion gradë C për 48 sekonda

Sa i përket parashikimeve të saj për vitin që po kalon, Baba Vanga parashikoi me sukses rënien e Sirisë që sipas saj do e pasojë një luftë e madhe mes Lindjes dhe Perëndimit. Ajo parashikoi edhe sulme terroriste në Evropë, parashikim që u realizua javën e kaluar pas ngjarjes tragjike në Gjermani.

Lexo dhe...  Lumturia fillon kur dera mbyllet...” — Fjalët që po prekin zemrat në rrjete-Çkemi News

Ja disa nga parashikimet më të frikshme të mistikes bullgare për vitin 2025:

Lexo dhe...  TRONDITET SHKENCA / U ZBULUA NJË "BOTË TJETËR" NË THELLËSI TË TOKËS: PROFECIA E LASHTË QË PO REALIZOHET SOT!

Lufta e Tretë Botërore: Baba Vanga parashikoi se rritja e tensioneve midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund të ndezë një luftë të tretë botërore. Ajo parashikoi gjithashtu një konflikt të madh në Evropë, i cili do të shkaktonte shkatërrim të gjerë dhe një rënie të konsiderueshme të popullsisë në nivel global.

Lexo dhe...  Anetar i “Iluminatit” tregon : “Bota duhet ta dije”

Kontakti i parë me jashtëtokësorët: Një nga parashikimet e saj më të jashtëzakonshme është se njerëzimi mund të ndeshet me qenie jashtëtokësore në vitin 2025. Sipas saj kjo mund të ndodhë gjatë ngjarjeve të rëndësishme sportive globale.

Përparimet revolucionare mjekësore: Baba Vanga parashikoi se shkencëtarët do mund të arrijnë të rrisin organet njerëzore në laboratorë, duke sjellë një epokë të re për transplantet e organeve. Ajo parashikoi gjithashtu përparime të rëndësishme në kurën e kancerit, me metoda të reja që mund të ndryshojnë shumë luftën kundër sëmundjes.

Lexo dhe...  MISTERET E MICHEL DE NOSTRADAME / 3 PROFECITË PËR VITIN 2026 QË PO DRIDHIN BOTËN!

Parashikimet e parealizuara: Ndër parashikimet e pa realizuara të Baba Vangës për vitin 2024 është atentati ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Mos realizimi i tij ka sjellë spekulime se Kremlini mund ta ketë fshehur diçka të tillë edhe nëse ka ndodhur. Një tjetër parashikim i saj  i parealizuar është se një shtet i fuqishëm do të testonte armë biologjike.

Parashikimet për 2024:

Sulmet kibernetike: Ajo parashikoi një rritje të sulmeve kibernetike dhe 2024 pa një rritje sulmesh kibernetike në të gjithë botën, duke vërtetuar vizionin e saj.

Kuantikë: Vanga foli gjithashtu për përparime të mëdha në kuantikë, të cilat përputhen me risinë e fundit të Google të çipit kuantik “Wollo”, i projektuar për të reduktuar gabimet dhe për të përmirësuar llogaritjet kuantike.

(Vizituar 553 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share