Tërmeti në Dibër/ Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka dëme materiale-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

    

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se lëkundjet e tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter nuk kanë shkaktuar dëme materiale.

Lexo dhe...  Mund të përsëritet cunami i 2011-ës?/ Tërmeti i fuqishëm në Japoni, sizmiologu: Pasgoditjet mund të vazhdojnë për muaj të tërë

Gjithashtu epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km. Po ashtu agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës

Lexo dhe...  Atentat me dy të vdekur në Astir/ Viktimat Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26 vjeç

“Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:01.37 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës. Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës,” tha Ministria e Mbrojtjes në njoftim

(Vizituar 45 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share