“Këtu nuk ka drejtësi, po na mohohet puna”- Të moshuarit sërish në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë rritje pensionesh -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një orë e 30 minuta ka zgjatur protesta e radhës e pensionistëve para Kryeministrisë, të cilët kërkojnë rritje pensionesh.

Lexo dhe...  Rajoni me tre kryeministra shqiptarë, skenari që vjen nga Mali i Zi!

Në një prononcim për Neës24, një pensionit u shpreh se merr shumë pak para dhe se nuk i mjaftojnë për asgjë. Për bonusin, tha se është një ‘mashtrim i madh’.

Lexo dhe...  VIDEO/ Kishte bërë plan të vriste gjysmën e klasës, arrestohet 11-vjeçari, ja çfarë i gjeti policia-Çkemi News.

“Mua më ka dalë pensioni 171 mije lekë të vjetra. Janë të pamjaftueshme për çmimet që kanë shkuar në stratosferë. Por kryeministri e ka llogaritur për shportë, si ato shportat e derrave. Ne nuk jemi derra. Na thotë po s’u derdhën kontributet, nuk merrni lekë. Vetë e ka rrogën 3 milionë lekë. Vetë i pari vjedh kontributin me ligj.

Lexo dhe...  Po fliste me babain kur ai i vdiq para syve”, detaje nga vdekja e aktorit shqiptar: Mjekohej për problemet mendore

Bonusi është një mashtrim i madh, turp e djallëzi e këtij kryeministri. Bonusi përbëhet nga ai 36 milionë nga buxheti i vitit të kaluar dhe pjesë tjetër nga indeksimi. Gënjen delet e partisë, jo të tjerët”, tha një pensionit.

Ndërsa një tjetër i moshuar akuzon Parlamentin ka bërë ligje për të vjedhur qytetarët.

“Nuk marrin pensione sipas punës dhe ligjit, por me sistem. Këtu nuk ka drejtësi e as shtet ligjor”, tha ai.

Lexo dhe...  U qëllua me 6 plumba, vjehrri i dyshuari kryesor për ekzekutimin e 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, por…

“Marr 92 mijë lekë pension. Ky shtet ka bërë ligjin për të vjedhur popullin e thjeshtë dhe e ka realizuar me sukses sepse janë bërë dy nene kundër nenit 79, që është detyrimi ligjor për të paguar sigurimet. Ministria përgjegjëse ka shpërdoruar detyrën dhe ka bërë skema mashtruese duke u thënë qytetarëve do paguani ju, e bazuar në nenet 9 dhe 13.

Lexo dhe...  Shëndeti mendor, alarm për të rinjtë! OBSH: 17% e popullsisë në Europë është e prekur-Çkemi News

Në vend të ligjeve, është futur sistemi kompjuterik ‘Made in Edi Rama’ dhe i pinë gjakun këtij populli, i mohojnë punën. Nuk marrin pensione sipas punës dhe ligjit, por me sistem. Këtu nuk ka drejtësi e as shtet ligjor”.

(Vizituar 51 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share