Lajmi Fundit; Sëmundje misterioze në Kongo, humbin jetën 143 persona! Autoritetet nën alarm-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve brenda dy javësh është duke u hetuar në Kongon jugperëndimore, thanë autoritetet lokale.

Vdekjet u regjistruan mes 10 dhe 25 nëntorit në provincën Kuango. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, kollë dhe anemi, u tha gazetarëve gjatë fundjavës ministri i shëndetësisë në këtë provincë, Apollinaire Yumba.

Lexo dhe...  Në Leicester të Anglisë dëgjohet një zhurmë misterioze

Zëvendësguvernatori i provincës, Rémy Saki, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press të martën se 67 deri në 143 njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjes.

Lexo dhe...  PSG bën publike ardhjen e një investitori të ri në klub

“Një ekip ekspertësh epidemiologjikë pritet të shkojnë në rajon për të marrë mostra dhe për të identifikuar problemin”, shtoi ai.

 

Zoti Yumba këshilloi popullatën të tregohet e kujdesshme dhe të përmbahet nga kontakti me trupat e të vdekurve. Ai u bëri thirrje partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë që të dërgojnë furnizime mjekësore për t’u marrë me krizën shëndetësore.

 

Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se Kongo tashmë po vuan nga pasojat e epidemisë e lijës së majmunit, që dyshohet se ka prekur mbi 47,000 njerëz dhe ka shaktuar vdekjen mbi 1,000 vdekje në këtë vend të Afrikës Qendrore.

Lexo dhe...  Çfarë është virusi RSV, me qindra fëmijë të prekur në Itali

OBSH-ja është në dijeni të sëmundjes së paidentifikuar dhe ka një ekip në terren që po punon me shërbimet lokale shëndetësore për të mbledhur mostra, sipas një punonjësi të organizatës i cili foli në kushte anonimiteti./ Voa

A jeni dakord që prokurorët e SPAK-ut të kenë mundësinë për një mandat tjetër 9-vjeçar?

(Vizituar 192 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share