“Çupa është e martuar ka burrë dhe fëmijë” E ëma e të plagosurës: Kishte një “muhabet” me autorin, futeni në burg e mos e nxirrni më! -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Ilir Çami është personi i cili paraditen e kësaj të mërkure goditi me thikë Manderina Çelën në afërsi të vendit të quajtur “Trekëndëshi” në qytetin e Korçës.

Lexo dhe...  SULEJMAN DELVINA, Kryeministri i parë Shqiptar që iu përshtat idesë së parlamentarizmit

E plagosura ndodhet në spitalin rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar nga forcat e komisariatit të Korçës.

Burime bëjnë me dije se Çami ka qenë i arrestuar më parë për përndjekjen e kësaj shtetaseje në vitin 2022, pasi kërkonte rikthimin e një marrëdhënieje jashtëmartore që kishte pasur më herët me të.

Lexo dhe...  U kthye në transgjinore, mundësi 45-vjeçar shpjegon se si humbi muskujt e tij masivë

Në një prononcim për media, e ëma e Manderina Çelës tha se autori e kishte ndjekur edhe pse e dinte se ajo ishte e martuar.

“Futeni brenda e mos e nxirrni më. Çupa e sëmurë. Çupa është e martuar, ka burrë, ka fëmijë. Kishin një muhabet më parë. Ishte në burg më parë ai, por e nxorën.

Lexo dhe...  Në sy të të birit, 39-vjeçari vritet me plumb në kokë pas sherrit me disa të rinj

Çupa ime shkonte në spital, kishte të sëmurë. Ishte një burrë se do ta vriste çupën ai. Vajza kishte frikë të shkonte në Korçë, sepse ai e ndiqte.

Ajo ka 3 fëmijë, burrin e ka në Greqi, ai e bezdiste. Çupa do vdiste po mos e ndihmonin të tjerët. Ai e ndiqte pas.

Lexo dhe...  Çështja Beleri, Kathimerini: Shqipërinë e mbështet Gjermania, do konsultohemi me BE-në!

Dje vajti në spital, ai e kishte ndjekur pas, ajo i kishte thënë ‘ik, se do lajmëroj policinë’, ai nuk iku. Sot e goditi,” tha e ëma.

(Vizituar 126 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share