“Ndodh një herë në jetë”, qielli do të ndriçohet nga shpërthimi i një ylli, i pari në gati një shekull-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Për herë të parë në pothuajse 80 vjet, qielli do të ndriçohet nga shpërthimi i një ylli pothuajse 3,000 vite dritë larg.

Lexo dhe...  Përmbushi profecinë, zhduket bualli i rrallë i bardhë, që lindi pas 2000 vjetësh. Reagon parku: I ngordhur apo i gjallë, mesazhi është transmetuar nga qiejt -Çkemi News

Astronomët janë duke pritur shpërthimin e T Coronae Borealis, i njohur dhe si Ylli i Blaze, transferimi i brendshëm i energjisë së të cilit do të çojë sipas tyre në një shpërthim termonuklear që ndodh gati një herë në një shekull.

Lexo dhe...  Pse Toka duket e sheshtë edhe pse është e rrumbullakët?-Çkemi News

Në një rast të tillë, ylli bëhet i dukshëm me syrin e lirë për një ose dy javë përpara se të errësohet përsëri. Shpërthimi përfundimtar nuk është një supernova, ose vdekja e një ylli, sepse ylli i vdekur qëndron i paprekur më pas në një cikël që vazhdon për dhjetëra ose qindra mijëra vjet.

“Është një ngjarje që ndodh një herë në jetë, duke u dhënë të rinjve një event kozmik të cilin ta vëzhgojnë vetë, të bëjnë pyetjet e tyre dhe të mbledhin të dhënat e tyre”, u shpreh  Dr. Rebekah Hounsell, shkencëtare kërkimore e specializuar për ato që njihen si “zhvillimet nova” në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA-s, Goddard.

Lexo dhe...  Shenjat më të zgjuara të horoskopit-Çkemi News

Siç raportohet, teleskopi Hapësinor me rreze gama Fermi i NASA-s, i cili aktualisht është në orbitën e ulët të Tokës, do të jetë ai që do të vëzhgojë kur Ylli i Blaze do të shpërthejë, së bashku me disa mjete të tjera si teleskopi INTEGRAL i Agjencisë Hapësinore Europiane, ESA.

(Vizituar 37 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share