Vlorë/ Pronari i hotelit godet me grusht qytetarin që u ankua për hapësirën e plazhit -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një incident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një qytetar është sulmuar fizikisht nga Vasil Bedinaj, pronari i tre hoteleve të njohura. Sipas dëshmitarëve, konflikti nisi kur qytetari shprehu pakënaqësi për hapësirat e plazhit të zëna nga hoteli i Bedinajt.

Lexo dhe...  E rëndë/ Nëna shiti të bijën 5-vjeçare si skllave s*ksi, ajo u gjet e pajetë në…

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, Bedinaj shihet që i afrohet qytetarit dhe e godet atë me grusht në fytyrë. Më pas, situata u përshkallëzua, por ndërhyrja e personave të pranishëm arriti të shmangte një përleshje të mëtejshme.

Bedinaj, i cili zotëron një rrjet të gjerë hotelesh dhe restorantesh në zonë, ka qenë më parë në vëmendje të mediave për ndërtim pa leje në zonën e Radhimës, si dhe për një atentat të mbetur në tentativë në vitin 2016.

Lexo dhe...  I linte nxënësit në orë të mësimit të luanin letra, prindërit kërkojnë heqjen e mësueses. I shoqi avokat i kërcënon

Në vitin 2019, Bedinaj kërkoi miratimin për ngritjen e një stacioni plazhi në Ishullin e Sazanit, duke iu drejtuar disa institucioneve shtetërore për këtë qëllim. Ngjarja e fundit vetëm sa shton shqetësimet lidhur me veprimtarinë e tij në zonën e bregdetit të Vlorës.

(Vizituar 249 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share