“Më goditi me grushta”, 28-vjeçarja shqiptare rrëfen makthin e përjetuar në duart e të shoqit: Dhunoi me shqelma edhe fëmijën 7-vjeç! -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një 28-vjeçare shqiptare ka denoncuar në Greqi dhunën që ka përjetuar në 8 vite nga bashkëshorti i saj.

Lexo dhe...  Akuzoi babain se e ka përdhunuar për 4 vite, 14-vjeçarja në Kavajë refuzon të bëjë kontroll mjekësor-Çkemi News

Sipas denoncimit të shqiptares, episodi i fundit i dhunës ka ndodhur në datën 19 korrik teksa ndodheshin në plazhin e Nea Moudania në Halkidiki.

Ajo ka rrëfyer se 39-vjeçari shqiptar e ka sharë dhe kërcënuar, ndërsa kur janë kthyer në shtëpi në mbrëmje ai e ka sulmuar me grushte e shqelma duke e goditur në kokë e trup.

Më pas, ai e ka goditur me rrip pantallonash në të gjithë trupin, si edhe e ka qëlluar vazhdimisht me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Lexo dhe...  Fotografia, kur mbarten “Farat e galaktikave” që shumojnë universin-Çkemi News

E reja rrëfeu se dhuna ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të tyre të mitur, por i shoqi nuk është ndalur me kaq pasi ka marrë një thikë duke e kërcënuar.

Gjithashtu, ka pretenduar se i shoqi ka dhunuar edhe fëmijën e tyre 7-vjeçar me rrip dhe shqelma.

Lexo dhe...  Miratohet fondi, 12 milion dollarë për rimbursimin e ilaçeve të të prekurve me koronavirus

Ajo ka denoncuar të shoqin një ditë pas ngjarjes, më 20 korrik, ku ka deklaruar se ai e dhunonte prek 8 vitesh. Ndërkohë policia greke është vendosur në kërkim të shqiptarit.

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙
(Vizituar 221 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share