Dilni nga shtëpitë dhe rrihni çdo polic që mbron hajdutët”/ Thirrjet për veprime të dhunshme, procedohet avokati Genc Gjokutaj-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Avokati Genc Gjokutaj është vënë nën hetim për “thirrje publike për veprime të dhunshme”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online.

(Vizituar 212 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share