E rëndë në Fier/ Abuzonin seksualisht me të birin 2-vjeçar dhe e publikonin në ‘TikTok’, procedohen prindërit-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Dy të rinj janë proceduar penalisht nga Prokuroria e Fierit pasi sipas autoriteteve kanë kryer veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur dhe më pas kanë publikuar pamjet në rrjetin social “TikTok”.

Raportohet se bashkëshortët  S.K. dhe F.K akuzohen për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia” kundrejt të birit 2-vjeçar.

Lexo dhe...  SPAK mes dy zjarreve Beci për seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut Juristi amerikan i Veliajt mund ta këshillojë po-Çkemi News

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e publikuar në aplikacionin “Tik Tok”, ku pas hetimi të bërë ka rezultuar se, se shtetasit S.K. dhe F.K (bashkëshorte), kryenin veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur i moshës 2-vjeç dhe i publikonin në vijim në aplikacionin “Tik Tok”.

Lexo dhe...  Rabini hebre përdhunonte besimtaret femra me pretendimet se kishte ‘fuqi të veçanta pastrimi shpirtëror’ (fotot)

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr.971/2024 dhe me urdhër të prokurorit u ndalua shtetasja S.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 100/1 dhe neni 117/2 i K.Penal. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 108/2 dhe neni 117/3 i K.Penal.

Balkanweb

(Vizituar 335 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share