Një video e rëndë është publikuar JOQ në mediat sociale ditën e sotme, ku shihet një i ri teksa dhunon nënën e tij të moshuar.

Lexo dhe...  Video erotike e saj në telefonin e kriminelëve? Vjen reagimi i parë nga Luana Vjollca:

Në video shihet teksa i riu i bërtet të moshuarës, e po ashtu e godet duke e kapur prej flokësh. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e Alliasit në Tiranë, teksa sipas banorëve të lagjes, dhunuesi sapo ka dalë nga burgu dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Raportohet se familja është në kushte të vështira ekonomike dhe e moshuara shet punime dore për të mbledhur para për familjen.