Dokumente sekrete tregojnë një dërgesë 4 tonësh nga Tirana për dy banka të Zvicrës. A ishin vërtetë flori?-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Janë publikuar disa dokumente që tregojnë se gjatë vitit 1990 nga Banka e Shqipërisë janë transportuar drejt dy bankave zviverane pako me peshë rreth 4 tonë.

Faturat tregojnë se Banka e Shqipërisë ka rezervuar vendin në avionin e transportit të shoqërisë “Swissair”. Kolitë janë marrë në dorëzim nga “Union Bank of Switserland” dhe “Credit Suisse”.

E përditshmja që i publikoi këto dokumente  shkruan se janë 4 tonë ar të depozituara në bankat e Zvicrës, por nuk është e mundur të investigohet më tej për arsye të sekretit që ruajnë bankat e Zvicrës.

Shkresa që kërkonte sigurimin e vendit në avion mban firmën e ish-Drejtorit të Bankës së Shtetit, Qirjako Mihali, njëkohësisht një nga anëtarët e Byrosë Politike të Partisë së Punës.

Gjurmë për përmbajtjen e këtyre dërgesave mund të gjenden sot në arkivin e Bankës së Shqipërisë.

Në dokumentet e publikuara nuk shkruhet se kolitë përmbanin flori, por kjo konsiderohet si e mirëqenë, sepse marrësit janë dy banka ku depozitohet flori.

Lexo dhe...  Shpërthimi i vullkanit në Paqësor dhe më pas cunami, fundosen varkat në port

Vlera e arit të dërguar në atë kohë në Zvicër arrin në 150 milionë dollarë amerikanë me llogari të sotme.

Bankat shpeshherë nuk janë vetëm ruajtëse të depozitave dhe metaleve të çmuara, por edhe të sekreteve të mëdha.

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙
Lexo dhe...  Të çmendura dhe joshëse", si i hutojnë stjuardesat pilotët e avionëve (FOTO LAJM)

Në atë kohë, vendin e drejtonte i ndjeri Ramiz Alia, pasardhës i Enver Hoxhës.

(Vizituar 163 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share