Policia vret pedofilin 67-vjeç që priste të takohej në hotel me dy vajza të moshës 7 dhe 11-vjeçe – ua drejtoi revolen

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Policia amerikane qëlloi për vdekje pedofilin i cili nxori revolen pasi ata hapën derën e dhomës së hotelit, ku priste të takohej me dy vajza të reja.

Por në vend të viktimave të moshë 7 dhe 11-vjeçe, 67-vjeçari u ballafaqua me policët e Seattle – që e prisnin ta arrestonin, transmeton Telegrafi

Kamerat e vendosura në uniformat e policëve, shfaqin burrin që kishte të veshur në pallto dhe mbante një çantë dhe priste para derës së dhomës së hotelit.

Lexo dhe...  Çfarë do t’i ndodhte Tokës nëse të gjithë vullkanet do të shpërthenin njëkohësisht

Me t’u shfaqur para derës policët, ai menjëherë nxori revolen dhe zyrtari i parë policor iu hodh sipër duke e rrëzuar në dysheme.

Duke parë se e kishte të vështirë ta çarmatoste, njëri nga policët shtiu dy herë mbi të. Edhe policët e tjerë shtien mbi të derisa qëndronte i shtrirë.

Lexo dhe...  Foto/ Pronari i vrau gruan, pamje prekëse nga ngjarja tragjike në Vushtrri, bashkëshorti i viktimës vë duart në kokë-Çkemi News

Mjekët që arritën me autoambulancë kanë konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

(Vizituar 501 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share