Po vjen “Kometa e Djallit”! Trupi qiellor që është i dukshëm çdo 71 vjet, mund të shihet dhe nga Toka

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Eklipsi i plotë i diellit kaloi, por shfaqjet në hapësirë nuk përfundojnë kurrë. Bëni gati teleskopët e dylbinë për të parë kometën e Djallit.

Lexo dhe...  Krijuesi i ChatGPT ka zbuluar mjetin e tij të ri revolucionar që krijon video nga teksti

Trupi qiellor që shfaqet një herë në 71 vjet sipas NASAS do të jetë i dukshëm gjatë muajit prill. Sapo dielli të bjerë nën horizont, shikoni në perëndim , pikërisht në të djathtë të Jupiterit.

Më 2 Qershor do jetë më e afërt me Tokën, rreth 144 milionë milje nga planeti ynë.  Deri në korrik, do të jetë shumë e errët për t’u parë edhe me dylbi.

Kometat janë copa të ngrira pluhuri, shkëmbi dhe akulli që mbeten nga formimi i sistemit diellor.  Madhësia e tyre varion nga disa milje të gjera në dhjetëra milje.

Ndërsa i afrohen diellit, ato nxehen dhe nxjerrin pluhur dhe gaz, duke krijuar një “kokë” me dritë dhe “bishtin”.

Numri aktual i kometave të njohura është rreth 3910. Kometa e Djallit e mori emrin vitin e kaluar kur ajo formoi gjurmë në qiell që ngjanin me brirët.

(Vizituar 204 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share