“Më lësho, dil jashtë! Ndihmëëë”/ Tmerr në vendin fqinj, 30-vjeçari shqiptar tenton të përdhunojë pronaren e një lokali, ja momenti kur…

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

 

 

 

Një 30-vjeçar shqiptar ka tentuar që të përdhunojë një 32-vjeçare greke, në lokalin e saj.

Ka qenë nëna e dy fëmijëve e cila ka publikuar me dëshirë videon, për të bërë apel dhe për të dhënë mesazh se nëse një grua nuk do të kryej marrëdhënie seksuale, nuk mund të detyrohet nga askush.

Lexo dhe...  Fiks Fare/ Edukatorja i mbulon kokën të miturit në kopshtin privat. Fëmijët ushqehen me qumësht të pa sterilizuar

Siç shihet nga pamjet, shqiptari është futur në pjesën e banakut dhe ka kërkuar që ta puthë dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Ajo i thotë që të largohet, të ndalojë, e po ashtu i tregon se sipër kokës së tij, është një kamera, por kjo nuk e ka ndaluar të riun të tentojë.

Videon e gjeni KËTU

“Nuk dua as përqafim asgjë, të lutem mbaj distancë, dil jashtë. Mos më prek. Kam kamera. Dil jashtë. Dil jashtë nëse do të flasim”, dëgjohet ajo duke folur me të riun shqiptar.

Lexo dhe...  DETAJET/ Zanafilla e ngjarjes së rëndë në Kamëz, babai bëri “për spital” 6-vjecaren, dyshohet edhe për përdhunim

Pas largohet nga banaku, djali i cili thuhet se është në gjendje të dehur, tenton sërish që t’i afrohet, dhe pasi e kap e mban me forcë dhe i mbyll derën që të mos dalë.

Në këto momente ajo fillon të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë. Më pas ka mbërritur policia dhe e ka arrestuar.

(Vizituar 307 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share