E frikshme/ Gjarpërinjtë hapin barkun e presë dhe hanë organet një nga një – Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Shkencëtarët ishin dëshmitarë të një sjelljeje të paparë ndonjëherë tek gjarpërinjtë. Ata presin barkun e presë së tyre teksa është ende gjallë dhe hanë organet e tyre një nga një. Teksa shumica e gjarpërinjve gëlltisin plotësisht prenë e tyre, studiuesit nga Danimarka kanë zbuluar se gjarpri ‘Kukri’ ka gjetur një zakon të tmerrshëm të të ushqyerit.

Lexo dhe...  Aligatori gjigant copëton gjarprin piton në ujërat e Floridas, pas betejës fatale mes zvarranikëve

Gjatë një ekspedite në Tajlandë, studiuesit dokumentuan tre raste kur një gjarpër përdori dhëmbët për të hapur barkun e një zhabe të madhe helmuese dhe nxori organet e saj një nga një. Ky proces mund të zgjaste me orë të tëra.

Ndërsa në një rast të katërt, kur preja ishte më e vogël, shkencëtarët vunë re se zvarraniku e gëlltiti të gjithë atë menjëherë, pa bërë procesin e tmerrshëm më parë. Arsyeja për këtë sjellje mbetet ende e paqartë.

Megjithëse studiuesit sugjerojnë që preja më e vogël mund të jetë më pak toksike ose thjesht më e lehtë për t’u gëlltitur sesa preja më e madhe. Henrik Bringsøe, i cili drejtoi studimin, tha se për momentin asnjë pyetjeje nuk mund t’i jepet përgjigje e prerë. Ai shtoi se do të vijojnë vëzhgimet me shpresën se do të zbulojnë gjëra të tjera interesante.

Fatmirësisht, gjarpërinjtë ‘Kukri’ janë të padëmshëm për njerëzit, sipas studiuesve.

Lexo dhe...  Shkencëtarët pretendojnë se kanë zgjidhur “historinë e origjinës” të Sfinksit të Madh të Egjiptit

Pavarësisht kësaj, profesor Bringsøe nuk këshilloi që t’u qëndrohet shumë pranë. Kjo pasi sipas tij, ata mund të shkaktojnë plagë të mëdha që rrjedhin gjak për orë të tëra.

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙
(Vizituar 558 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share