
Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje
Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Elbasan pasditen e sotme, teksa një 73-vjeçare ka ndërruar jetë.
Policia ka njoftuar se e moshuara është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në kushte të rënduara psikologjike. Ajo ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi S. M., 73 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Si pasojë e dëmtimeve të marra 73-vjeçari ka humbur jetën, në vendngjarje.

Grupit hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
