34-vjeçari ishte martuar me vajzën 20 vite më të vogël, arrestohet nga policia, prindërit: Vajza erdhi me dëshirë, kemi bërë edhe dasëm

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Vajza 14 vjeçare nga Roskoveci i Fierit kishte 10 muaj që qëndronte e martuar me 34 vjeçarin.

Pas arrestimit, prindërit e djalit tregojnë se ata i kishin bërë dasëm dhe nusen e kishin në shtëpi.

 

Kemi nga 15 Marsi i 2023. Dasmën e kam bërë në Gusht. M’u krijua mundësia thashë t’i gëzoja. Pyeta prindërit e saj, ai tha nuk ke punë me vajzën time ta marrësh nuse. Presioni i parë. Unë po bëj gëzim në shtëpi time. Në atë kohë i bëjnë presion nuses, goca sëmuret, në spital në Divjakë 4 ditë rresht në agoni. Ata në polici. Vjen policia merr çunin. Nusja ka qëndruar me dëshirë. I thamë që në fillim kur vajtëm. Ajo tha do vij me ju. Kam bërë deklaratë në polici tha nuk ndahemi. O mik, dakord. Dakord tha. Do bëhemi miq? Do bëhemi. Trashëgohen jetë të lumtur. Vajza ishte në klasë të 7, e la shkollën”, tha Agim Arapi, babai i të arrestuarit.

Lexo dhe...  Kishte dalë ‘xhiro’ në zonën e Fushës së Patates, majmuni kap me shpulla policët e bashkisë Sarandë

Pas arrestimit të 34 vjeçarit, nusja minorene është larguar nga banesa e  burrit dhe po asistohet nga  punonjësit social dhe psikologia, po nuk dihet vendndodhja e saj. Gjatë arrestimit të djalit  kanë qenë prezent edhe prindërit e vajzës./vizionplus.tv

 

(Vizituar 265 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share