Petrit Malaj: Nuk iu lashë asnjë pasuri djemve, sot ata janë me kredi. I rrita me dashuri për dijen dhe kombin,

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Aktori dhe pedagogu i njohur në Universitetin e Arteve në Shqipëri, Petrit Malaj, i cili tashmë është ambasador i Shqipërisë në Kosovë,  ka treguar në emisionin “Aldo Morning Show” se pasuria më e madhe që ka marrë nga prindërit e tij është dashuria për vendin dhe për njerëzit, ndërsa zbulon se nga pikëpamja financiare, mundësitë e tyre kanë qenë të pakta.

 

 

Ndër të tjera, aktori tregon se fëmijëve të tij ai u ka lënë dashurinë për dije, ndërsa është krenar që ka arritur t’i shkollojë, pavarësisht se ata nuk studiuan art sikurse ai.

Lexo dhe...  Sa ka fituar nga “Pallati 176”? Shokon me përgjigjen autorja Adelina Balashi

 

“Unë jam i kënaqur që investimi që kam bërë për fëmijët e mi nuk më ka shkuar kot.

Shkollimi që ata morën njëri ekonomik, e tjetri juridik nuk ka shkuar kot, ata janë në punë, përpiqen, bëjnë gjithçka.

 

Lexo dhe...  Kur më sulmon maskarai unë bëhem maskareshë!”, Eva Alikaj rrëfehet për herë të parë për jetën mes Shqipërisë dhe Austrisë, pritshmëritë për të birin

Ne prindërve na takon të jemi pas tyre në kuptimin e shtytjes dhe kur kanë nevojë në një moment të caktuar për ne, por ata e kanë veten në dorë për gjithçka.

Unë zgjohem i qetë në mëngjes, ata janë bërë me fëmijë.

Por çfarë ka ndodhur tjetër?! Pa dyshim që ata kanë kredi, jetojnë në një shtëpi të tyre.

Kanë marrë kredi sepse babai i tyre nuk e kishte atë mundësi që t’u linte ndonjë shtëpi apo pasuri të konsiderueshme që ata ta trashëgonin më tej.

Megjithatë, unë përpiqem që fëmijët e mi ti marr, se ka ardhur një moment që nuk njohin kushërinjtë e tyre”- u shpreh profesor Petrit Malaj.

(Vizituar 426 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share