Projekt-ligji i ri sjell ndryshime për simbolet kombëtare të Shqipërisë (13 Mars 2002

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

3 simbolet kombëtare, flamuri, himni dhe stema nuk do të jenë më në përdorimin sipas dëshirës dhe referencave të institucioneve dhe qytetarëve. Komisioni parlamentar i ligjeve dhe disa komisione të tjera po miratojnë një projekt-ligj, i cili rregullon raportet mes shtetit, individit dhe institucioneve kombëtare. Projekti i paraqitur i detyron institucionet shtetërore të vendosim brenda dhe jashtë tyre flamurin kombëtar. Nuk lejohet ngritja e një flamuri të huaj pa shoqëruar nga flamuri ynë.

Lexo dhe...  Mijëra njerëz protestojnë në Podgoricë kundër kryetarit të ri të Kuvendit të Malit të Zi

Ligji u jep të drejtë të gjithë shtetasve shqiptarë, që të mbajnë flamurin e tyre kombëtar. Projekti parashikon, që ai të ketë ngjyrë të kuqe gjaku dhe shqiponjën me dy koka në mes dhe sipër saj me stemën e parashikuar në Kushtetutë.

Sipas profesor Shaban Sinanit, himni kombëtar do t’i përmmbahet poezisë së Asdrenit, por në ceremonitë zyrtare do të këndohet vetëm strofa e parë dhe refreni. Sa i përket stemës, ajo i referohet përshkrimit kushtetues dhe është e detyrueshme të vendoset në të gjitha dokumentet zyrtare të shtetit shqiptar. Ky projekt-ligj do të ketë edhe disa akte nënligjore, që do të përcaktojnë përmasat e flamurit, në raste dhe në vende të veçanta./tvklan.al

(Vizituar 33 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share