Grushta, mbyllje mikrofonash dhe sharje! Mbyllet mes tensioneve seanca plenare (VIDEO)

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Është mbyllur mes tensionesh seanca e sotme plenare. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, theksoi se nuk mund të vijojë një seancë normale, në një kohë që deputetët e opozitës kanë si qëllim të krijojnë tensione.

Kujtojmë që seanca nisi mjaft e tensionuar, pasi deputetët e opozitës tentuan sërish që edhe këtë javë të bllokonin karriget e ministrave, por nuk u lejuan nga garda e Republikës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Megjithë tensionin kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla vijoi seancën duke ju dhënë fjalën deputetëve që të flisnin nga vendi.

Gjatë kohës që po fliste deputeti socialist Vullnet Sina, ka ndërhyrë kolegu i tij demokrat Bledion Nallbati, i cili e ka goditur me grusht.

Seanca plenare u ndërpre dy herë, deri nëmomentin që u mbyll përfundimisht.

(Vizituar 58 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share