
Zbulohet taverna sumeriane 4500-vjeçare e pajisur me frigorifer
Mbetjet e një taverne sumeriane 4500-vjeçare kanë dalë në dritë në Irakun jugor, ku dikur qëndronte qytet-shteti i fuqishëm prej 400 hektarësh i Lagashit. Gërmimet e përbashkëta të universiteteve të Pizës dhe Filadelfias, të bashkëdrejtuara nga arkeologët Sara Pizzimenti dhe Holly Pittman, janë fokusuar në strukturat popullore që pasqyrojnë jetën e përditshme dhe jo në ndërtesat fetare dhe të pushtetit.

Në dy fushatat e fundit të gërmimeve, arkeologët punuan në një zonë banimi, 600 metra larg mureve dhe në njërën nga portat juglindore të qytetit.
(Vizituar 7 here, 1 vizita sot)
