
Në emisionin “Now”, Spahiu u shpreh se kërcënimi erdhi pasi Berisha dëshmoi për këtë çështje dhe votoi pro ngritjes së Komisionit Hetimor.
Atë kohë, Meta i tha Berishës në Kuvend se e kishte dhënë dorëheqjen një herë për djalin e tij dhe se nuk do e bënte këtë herë.
Por sipas Spahiut, edhe sot pasi doli nga SPAK-u, Meta kërcënoi Berishën, duke thënë se ai nuk ka vendosur firmë për privatizimin e CEZ.

“Dëshmitar ishte edhe Sali Berisha, i cili në vitin 2015, zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë ka dëshmuar për këtë çështje dhe zyrtarisht ka votuar që të ngrihet Komisioni Hetimor. Ilir Meta ka kërcënuar familjen e Sali Berishës në Kuvendin e Shqipërisë, ai ka deklaruar se nëse një herë dhashë dorëheqjen për djalin tuaj, mos mendo se do e jap edhe për këtë.
