Rama nuk e njeh historin, Ata që e pritën ishin të paktë në numër. Ku ka grek në Himarë.

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Avokati Spartak Ngjela, ka kritikuar vizitën e kryeministrit grek në Himarë. Në një emision televiziv, ai u shpreh prerë se në Himarë nuk ka minoritet grek.

Ai deklaroi se historia nuk mund të preket, teksa akuzoi kryeministrin Rama se nuk e njeh fare historinë e vendit.

Ata që e pritën ishin të paktë në numër. Ku ka grek në Himarë. Asnjëherë nuk e kanë konsideruar vetë grekët minoritet Himarën, e duan shumë, por nuk ndez”, ka thënë ai.

Avokati u ndal dhe te kërkesat që qeveria shqiptare duhet të bëjë ndaj Greqisë. Sipas tij, Athina ka frikë të heqë ligjin e luf.tës sepse deri në Prevezë janë shqiptarë.

Këto janë kot, nuk e di çfarë bën Rama. Rama nuk e njeh mirë historinë. Këta duhet të diskutojnë për heqjen  e ligjit të lu.ftës. E mbajnë sepse ka frikë që Shqipëria të mos kërkojë tokat deri në Prevezë. Këta tjerët janë të ardhur të tërë. Kurse 4-5 mln që janë arvanitasit janë të tanët pavarësisht se nuk flasin shqip se i kanë ndaluar dhe janë histori të mëdha”, tha avokati.

Ngjela u ndal dhe te debati për kufirin detar. Ai deklaroi se gjykata ndërkombëtare kanë folur për këtë çështje dhe nuk kanë më se çfarë të thonë.

Rama e di të vërtetën për gjyqin që do të bëhet. Kemi historinë e ko.nfliktit të Korfuzit, ku janë dëmtuar dy anije angleze. Kjo u quajt incidenti i Korfuzit dhe e hodhën në Gjykatë Ndërkombëtare dhe Enver Hoxha e pranoi. Strasburgu e hetoi dhe tha se anijet ishin brenda territorit shqiptar. Enver Hoxha atje e çoi kufirin ku tha Strasburgu. Pagoi paratë, ata kishin arin. E mbajtën atje deri sa të paguanin dëmshpërblimin”, tha ai.

 

 

Ndër të tjera shtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbështetet te Strasburgu.

Rama e di këtë sepse e ka diskutuar me mua. Do të dalin dokumentet. Rama e di historinë. E kemi biseduar bashkë. Por a do të shkojë avokati shqiptar të thotë se mbaron loja. Si do të rrëzojnë vendimin e Strasburgut?”, tha ai. / pamfleti.net

(Vizituar 51 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share