Toka u godit nga një shpërthim i pazakontë kozmik

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Shkencëtarët kanë gjurmuar një shpërthim rrezatimi, të quajtur shpërthim i rrezeve gama (GRB), pas bashkimit të dy yjeve neutronë. Shpërthimi që ndodh nga kjo përplasje kozmike quhet “kilanova”.

Ky shpërthim i rrezeve gama mund të ndryshojë mënyrën sesi ne i kemi kuptuar deri më sot shpërthimet më të fuqishme në univers.

Dikur besohej se GRB-të mund të ndodhnin vetëm nga shkatërrimi i yjeve masivë, por astronomët tani besojnë se shpërthime të tilla mund të ndodhin edhe nga bashkimi i dy yjeve neutronë.

Me zbulimin e një shpërthimi të rrezeve gama prej 50 sekondash në dhjetor të vitit 2021, shkencëtarët kërkuan për “shkëlqimin” që mbetet pas që është një shpërthim i madh drite që i paraprin një supernova.

Lexo dhe...  Raporti për UFO-t: 140 pajisje të çuditshme, të paidentifikuara

Në vend të kësaj, ata gjetën prova të një kilanova, një event i rrallë që ndodh pas bashkimit të një ylli neutron ose me një yll tjetër ose me një vrimë të zezë.

 

 

“Ky event përfaqëson një ndryshim emocionues në paradigmën e astronomisë së shpërthimeve të rrezeve gama,” tha Jillian Rastinejad, kandidate për doktoraturë në Departamentin e Fizikës dhe Astronomisë në Universitetin Northwestern, që drejtoi studimin.

GRB-të ndahen në dy klasa: ato që zgjasin më pak se dy sekonda që quhen GRB të shkurtra dhe ato që zgjasin më shumë, GRB të gjata./a2cnn

 

(Vizituar 17 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share