Studimi : Ufo-T u zbuluan në malin e Tomorit

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

plotë profesionale dhe shkencore: “Unë di saktësisht nga dëshmi të sigurta dhe disa burimesh se pranë malit të Tomorrit, në fshatin shumë pranë tij, janë vërejtur fenomene dhe ndodhi reale të çuditshme dhe misterioze deri tani. Që mali i Tomorrit është mali ku qëndrojnë Perënditë, mendoj se nuk qëndron më në kufijtë e legjendave dhe hipotezave, por fatmirësisht po konfigurohet si një realitet objektiv. Mali i Tomorit dhe mjedisi përreth është i njohur për mbajtjen e vlerave ideale, jashtë tokësore, mistike, vendi i perëndive. Të gjitha këto etiketime dhe vlerësime të bëra në kohë të ndryshme nuk mund të jenë thjeshtë pjellë e fantazisë popullore, e legjendave e besëtytnive dhe e riteve dhe traditave që rrjedhin nga mosnjohja e fenomeneve në të kaluarën historike, ato përmbajnë diçka të vërtetë që lidhet me konstatime dhe vrojtime në kohë të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë dhe që njerëzit me nivelin e zhvillimit të shkencës dhe mendimit nuk kanë qenë në gjendje me interpretimet e tyre të shpalosin realitetin e mirëfilltë që fshihet pas tyre. Por ata i kanë ruajtur e transmetuar mjaft mirë brez pas brezi”.

 

Lexo dhe...  Anunnaki, Sumerët dhe Pellazgët – Lidhja e Fshehtë e Qytetërimeve Hyjnore-Çkemi News

 

Zbuluesi i UFO-ve “shqiptare”

 

Studimi i kryer prej tij, në fushën e ufologjisë, ka kapur një distancë kohore prej të paktën 15 vitesh, ndër të cilat janë ndërmarrë disa ekspedita. Gjithçka vetëm për atë që ka ndodhur në territorin shqiptar, këtu e qindra vite më parë. Përparim Zaimi ka kryer studimet e larta në degën e Navigacionit dhe është diplomuar në Vlorë si Navigator për Flotën Detare Tregtare. Ka ndjekur studimet për degën Inxhinieri mekanike. Përfundon studimet në Filozofi. Është njohës i disa gjuhëve të huaja si Anglisht, Italisht, Rusisht. Është autori i disa studimeve në fushën e peshkimit si ndërtimi i hartës së parë të relievit nënujor të detit Adriatik dhe Jon. Gjatë karrierës së tij profesionale ka kryer detyra të larta në administratën shtetërore për një kohë të gjatë si Kryetar Dege, dhe Drejtor i Drejtorisë së Peshkimit në Ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore. Drejtori institucionesh administrative, projektues dhe këshilltar i ministrit

(Vizituar 789 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share