Të infektuarit me linë e majmunit i kalbet hunda, fytyra i mbushet me njolla qelbi

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Hunda e një pacienti të infektuar me linë e majmunit ka filluar të kalbet dhe ky është një nga rastet më tronditëse të dokumentuara të virusit që po përhapet me shpejtësi.

40-vjeçari nga Gjermania, ka shkuar te mjeku me një njollë të kuqe në hundë, e cila fillimisht është cilësuar si djegie nga dielli. Por brenda tre ditësh, lëkura në hundë filloi të kalbej dhe të nxihej, duke krijuar një zgjebe të dhimbshme dhe të fryrë.

Përafërsisht në të njëjtën kohë njolla të bardha të mbushura me qelb u zhvilluan në të gjithë trupin e tij, të cilat ishin veçanërisht të këqija në organin gjenital dhe rreth gojës së tij. Një test PCR konfirmoi se ai ishte i infektuar me linë e majmunit dhe ai u dërgua menjëherë në spital.

 

Testet e mëtejshme zbuluan se pacienti, emri i të cilit nuk dihet, gjithashtu kishte sifilis të padiagnostikuar dhe HIV. Ai u tha mjekëve se kurrë nuk ishte testuar për një infeksion seksualisht të transmetueshëm (IST) më parë. Burrit iu dhanë ilaçe për të trajtuar infeksionet dhe lezionet u thanë, por hunda e tij u ‘përmirësua pjesërisht’.

Mjekët thanë se rasti i tij ishte bërë kaq i rëndë sepse HIV-i i patrajtuar e kishte përkeqësuar edhe më shumë shëndetin e tij. Numri i tij i qelizave të bardha të gjakut ishte tepër i ulët thanë mjekët.

(Vizituar 13 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share