102 vite e balsamosur! Vajza thuhet se “hap e mbyll sytë”

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Më 2 dhjetor të vitit 1920, ndërroi jetë Rosalia Lombardo, vajza 2 vjeçare që u shua në ditëlindjen e saj të dytë.

 

E vogla vdiq për shkak të një rasti të pneumonisë, e cila sipas ekspertëve ishte shkaktuar nga pandemia e gripit spanjoll nga viti 1918 deri në 1920.

Ajo u bë e njohur nga të gjithë për shkak të skeletit të saj. Gjenerali italian Mario Lombardo, i cili e donte shumë vajzën e tij, nuk donte ta varroste dhe për t’ia lehtësuar sadopak dhimbjen e balsamosi

Lexo dhe...  MASONËT – ÇFARË JANË DHE SEKRETET QË FSHEHIN

. Trupi i Rosalias u ruajt shumë mirë falë teknikës së mjeshtrit të mumjes Alfredo Salafia.

Në fakt, në rrezet X të bëra së fundmi, u vu re se të gjitha organet ishin jashtëzakonisht të paprekura.

 

Aq shumë, saqë truri i Lombardos u gjet vetëm se ishte zvogëluar në gjysmën e madhësisë së tij origjinale.Edhe pse mumje, ajo duket sikur i hap dhe i mbyll sërish shumë herë gjatë ditës.

“Është një iluzion optik i prodhuar nga drita që filtron nëpër dritaret anësore, e cila gjatë ditës mund të ndryshojë”, kishte thënë në një deklaratë në vitin 2014 Dario Piombino-Mascali, një bioarkeolog dhe kurator shkencor i Katakombeve të Kapuçinës.

(Vizituar 102 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share