Më rrihte dhe më përdhunonte kur isha e vogël”/ Nënkampionia e Europës trondit: Dua të denoncoj babain tim pas 25 vitesh…

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Nënkampionia e Europës në not, hungarezja Liliana Szilagi, ka denoncuar publikisht nëpërmjet rrjeteve sociale babain e saj se ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike, psikologjike si dhe ka abuzuar seksualisht me të që në moshë të vogël.

 

Lexo dhe...  34-vjeçari ishte martuar me vajzën 20 vite më të vogël, arrestohet nga policia, prindërit: Vajza erdhi me dëshirë, kemi bërë edhe dasëm

 

 

“Pas 25 viteve, jam gati të them fjalët më të vështira që kanë ekzistuar për mua. Pas kaq shumë dhimbje dhe vuajtje, do të ngihem dhe ndonëse subjekti është shumë kontrovers, do të them atë që kam në mendje pasi është e nevojshme”, shkruante 25-vjeçarja në postimin ku denonconte babain e saj, Dr. Zoltan Szilagi, i cili është avokat e njëkohësisht një trajner noti.

 

 

 

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙

Aty ajo përshkruante se si babai i saj kishte abuzuar me të “fizikisht, emocionalisht dhe seksualisht” që kur kishte qenë një fëmijë i vogël. “Nëse nuk do të merrja rezultatet që prisja, injorohesha, ose më jepeshin dënime të ndryshme. Nuk lejohesha asnjëherë të kisha një mendim të pavarur, një opinion apo objektiv që vendosja vetë”, shkruante sportistja e cila bëri emër në garat e stilit flutur.

(Vizituar 88 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share