DEKLARATË NGA LSHB-ja

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar – LSHB

Lëvizja Kombëtare “Kastriotët e Shqipërisë”

Këshilli i Përgjithshëm Kombëtar

DEKLARATË

6 Nëntor 2021

Lexo dhe...  Një mbretëreshë në histori”, kush ishte Kleopatra

 

 

 

Në mbledhjen e sotshme të Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar dhe Lëvizjës Kombëtare “Kastriotët e Shqipërisë” u diskutua rreth problematikës së toponimeve në pjesën jugore të Repunlikës së Shqipërisë, ku mes të tjerash ky akt i turpshëm e skandaloz përben shkelje serioze të sovranitetit, integritetit dhe kushtetueshmërisë në vendin tonë.

Bazuar në vendimet e marra në këtë mbledhje; Këshilli i Përgjithshëm Kombëtar ka vendosur që të:

  1. Kërkohet urgjentisht heqja e tabelave nga institucionet e Republikës së Shqipërisë.

  2. Menjëherë të fillojnë hetimet dhe të dënohet personat dhe organet përgjegjëse për këtë akt antikushtetues.

  3. Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe të garantohet paprekshmëria e territorit të Republikës së Shqipërisë.

 

 

Në këtë mbledhje gjithashtu u vendos që nëse organet kompetente ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë nuk marrin veprimet e duhura e të menjëhershme atëherë Këshilli i Përgjithshëm Kombëtar sikurse edhe dhjetra herë më parë do të merr veprimet e nevojshme për largimin e tabelave antikushtetuese edhe veprime të tjera konform ligjit.

Kastriot Berissa

Kryetar

(Vizituar 81 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share