Qëndruan për nëntë vite të mbyllur brenda një qilari, duke pritur “fundin e botës” – misteri i familjes holandeze

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Historia për familjen që për nëntë vite qëndroi e ngujuar brenda një qilari në një fshat holandez të quajtur Ruinervold, duke pritur fundin e botës është bërë edhe me bizare.

Edhe pse fillimisht ishte menduar se aty kishte qëndruar babai me fëmijët  e tij, në fund është konstatuar se një familje e tërë, më saktësisht fqinjin me pesë fëmijë i kishte mbajtur të izoluar një shtetas austriak i identifikuar si Jozef Bruner, 58-vjeç, transmeton Telegrafi.

Sipas vëllait të Bruner, Franc, ky burrë dikur i përkiste një kulti dhe pretendonte se është më i mirë se Jezusi. Franc Bruner ka pranuar se vëllai i tij ka jetuar larg të afërmve, pasi ishte anashkaluar pasi i ishte bashkuar sektit bizar. E problemet me vëllanë i kishin lindur kur babai i kërkoi që t’ia dorëzojë fermën.

 

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Një asteroid "sa madhësia e malit Everest" do të kalojë pranë Tokës - i ndjekur shpejt nga një tjetër që u vu re vetëm disa javë më parë-Çkemi News

 

 

“Kur Jozefi e kuptoi se unë jam kryesori sa i përket fermës, kërkoi që t’i paguaj për shërbimet që i kryente. Nuk kam mbajtur kontakte me të për më shumë se 10 vite. Kur e pashë për herë të fundit, i thash që të mos kthehet më se nuk dua të kem asgjë me personat sikur ai”, ka shtuar Franc.

Jozef madje kishte braktisur edhe vajzat e tij binjake, dhe totalisht i kishte injoruar kur ato u munduan të vënë kontakte me të gjatë viti 2017.

 

 

 

Ai madje nuk kishte marrë pjesë në varrimin e babait të tij në vitin 2015, e kur 18 muaj më pas ndërroi jetë edhe nëna, nuk i është përgjigjur telefonave të familjarëve nga Austria.

Në anën tjetër detektivët holandezë janë duke u munduar të zbulojnë se çfarë e kishte shtyrë Brunerin që të ngujohet së bashku me fëmijët në Dorsten, që janë të moshës nga 18 deri në 25.

Jozefin fqinjët e përshkruajnë si një person që kurrë nuk ka pasur femër e as që ishte përshëndetur me fqinjët nëpër rrugë.

(Vizituar 548 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share