
Kryetari i Bashkisë së Selenicës është goditur pas një debati që ka ndodhur për linjën e furgonave Vlorë- Sevaster.
Janë takuar në Vlorë pasi bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër jo subjektit që ishte në administrim nga Pellat Bonaj.
Janë takuar të sqarojnë ngjarjen teksa Bonaj ka kërkuar llogari për dhënien e lejes.
Është irrituar dhe e ka goditur në debat e sipër.
Mësohet se kishte fjalë të mëparshme mes palëve që linja e Sevasterit do ti jepej Bonajt, kjo është arsyeja përse ka agravuar debati.

“Në pranga dhe 1 shtetas në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim F. T., 48 vjeç, pasi dyshohet se në datën 11.10.2021, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A. Xh, duke i marrë disa produkte, në lagjen nr.2, Sarandë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
