
Shqiptarët, shoqatat, çerdhet, kopështet, shkollat, mediat, teologët, të reagojnë sa më shpejt dhe sa më shumë për këtë fenomenin e “Prindit 1 dhe Prindit 2”.
I bëj thirrje të reagojnë të gjithë pa dallim për të mbrojtur vlerat tona familjare dhe shoqërore, vlerat hyjnore dhe dinjitoze të cilat janë të trashëguara që kur kjo botë u krijua.
Reagimi nuk duhet të jetë në formë proteste me pankarta nëpër rrugë. Reagimi duhet të jetë duke nxitur popullin të kundërshtojë këtë kërkesë të tyre në forma të tilla si psh : në çerdhet, kopshtet dhe shkollat të përdoret sa më shumë fjala Nënë nëpërmjet poezive, këngëve dhe të tjera mënyra.
Xhamitë dhe Kishat të reagojnë duke mbajtur fjalime tek besimtarët për dashurinë familjare dhe respektin ndaj nënës dhe babës.
Televizionet të mbajnë tema sociale, të japin filma dhe çdo gjë tjetër që nxitin dashurinë ndaj prindërve. Të shiten dhe dhurohen libra me tematike familjare.
Pra, të shfrytëzojmë çdo mënyrë për të larguar fenomenin e tyre nga shoqëria jonë. Këtë fenomen që po turpëron të gjallë dhe të vdekur në trojet tona. Mos rrini në heshtje sepse heshtja jonë i ka dhënë guxim këtyre të bëjnë kërkesa të tilla.
SepsSepse

Nëse hiqet fjala Nënë dhe Babë nga përdorimi, atëherë ka për tu djegur e gjithë historia e njerëzimit. Një histori e mbushur me luftë dhe paqe, me dashuri dhe lot, me dhimbje dhe gëzime në emër të nënës dhe babës. Do fshihen thesaret poetike që janë shkruar për nënën e babën. Miliona libra do digjen në turrën e zjarrit të harresës sepse ato nuk do lexohen më, as do jenë frymëzim për sakrificë, do humbasë ndjenja e dashurisë për mëmën dhe atin.
Nuk do thuhet “Nëna Shqipëri ” por ” 1-shi Shqipëri “.
Fëmija kur të lëndohet nga një plagë nuk do thotë ” oh mama, oh nënë “.
Kur fëmija të ndjejë rrezikun nga diçka apo dikush, nuk do krenohet duke thënë ” kam babin, heroin tim që më mbron”…por do thotë ” kam 2-shin “.
Nënat heroike që njeh bota nuk do e kenë më atë frymëzim për gratë e tjera të botës.
Kjo fjalë Nënë e cila është lartësuar mbi të gjithë njerëzimin nga vetë Zoti i njerëzimit, këtë fjalë të mrekullueshme duan ta poshtërojnë dhe njollosin në mënyrë djallëzore disa të poshtër dhe të ndyrë. Këtë fjalë qetësuese për shpirtin kur e thua në momentet më të rënduara të zemrës.
Këtë fjalë Nënë e cila është fjala më e bukur të cilën profetët dhe njerëzit më të mirë të kësaj toke e kanë lartësuar më së shumti pas adhurimit të Zotit.
“Oh Nënë, çfarë duan të të bëjnë
Qumështin tënd duan ta helmojnë
Oh Nënë, çfarë është kjo gjëmë
Çfarë duan prej teje, O Nënë
Si mund ta heqin këtë bekim
Nga goja ime, O Nënë ?”
