
- Kështjella e Delvinës
Themeluesit e parë të Delvinës janë (Ispanja) Spanjollët. Më vonë, venedikasit e shtinë në dorë me djallëzi. Kaloi në duart e sulltan Bajazitit, persëri ra nën sundimin e të huajve dhe përsëri u mor nga sulltan Sulejmani, kur erdhi të mësyjë Korfuzin. Pushtimin e Delvinës ai ia ngarkoj Ajaz Pashës, shqiptar nga gjaku.
Delvina është sanxhak (prefekturë) më vete në ejaletin e Rumelisë. Sanxhakbeu I saja ka nje shpëblim te caktuar nga sulltani, që është 157.132 akçe (600 akçe= 1 frang ar). Ajo ka 24 zeamete dhe 155 timare (organizata ushtarake). Ajo ka Allajbeg e Çeribash (Komandant Divizioni e Kryeushtar). Në kohë lufte nxjerr sipas ligjit 2200 ushtarë. Ka një gjyqtar (kadi) me 180 akçe shpërblimi, krzemzftiun (Sheh Islamin), qehajanë e spahinjve, komandantit (serdarin), jeniçerëve, komandantit e kështjellës dhe ushtarët e tij, subashin e qytetit, tagrambledhësin e bashkisë, qehajanë e qytetit, në punësimin finances dhe në punësimin e haraçit.

Duke dalë nga kështjella, në anën e djathët është xhamia e Huqarit e mbuluar me tjegulla, e cila ka formë katërkëndore e me minare me gurë të gdhëndur. Xhamia është e vogël, por e dobishme. Në rrëzë të kësaj xhamie, në një tatëpjetë, ndodhet tregu me rrugica të ngushta e të parregullta. Ka 80 dyqane, por nuk ka treg të mbuluar (bezistan).
mar nga libri ”Shqipëria para Tre shekujsh” Evlija Çelebi, faqe:21-22, Shtëpia Botuese ”Besa
”
