Vdekja e mistershme e Evgjeni Baxhos/ “Zbërthehen” disa nga tatuazhet e çuditshme në trupin e saj

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Pak më parë janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me vdekjen e mistershme të 23-vjeçares Evgjeni Baxho, ku janë “zbërthyer” disa nga tatuazhet e çuditshme në trupin e saj. Fillimisht u tha se e reja humbi jetën nga një infeksion në dhëmballë, por policia dhe prokuroria kanë nisur një hetim më të thelluar, pasi ngjarja duket se është më e ndërlikuar.

Lexo dhe...  Video që po bën namin: Nëse ai ju thotë këto 3 fjalë, po ju tradhton

Gazetarja e BalkanWeb ka siguruar disa nga shenjat dhe tatuazhet e çuditshme, që janë gjetur në trupin e 23-vjeçares. Nga “zbërthimi” ka rezultuar se tatuazhi në barkun e viktimës është një bashkim i simboleve rune (naziste).

 

 

 

Përkatësisht, kuptimi i tyre është:

Tiwaz, shigjeta që nënkupton nder, drejtësi dhe autoritet.

Odal, romb që nënkupton shtëpi, pasuri e trashëguar.

Algiz, pamje sfurku që nënkupton mbrojtje dhe shëndet.

Ndërkohë, raportohet se uniformat blu kanë ushrtuar sërish kontroll në banesën e së resë, duke analizuar gjithë sendet e saj personale për të zbuluar të dhëna që mund t’i japin shpjegim simboleve.

(Vizituar 87 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share