
Besnik Kolgjini është personazhi i cilësuar atipik, pastori i vetëshpallur që pretendon se shèron çdo sëmùndje me ndìhmën e Biblës. Ai beson se ka zgjidhjet për Covid-19 nëpërmjet mënyrave të tij të çudìtshme. Besniku mendon se aftësitë e tij nùk po shfr ytëzohen si duhet.
Ai ishte sot i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ku tregoi se është plotësisht i bindur për dhuntitë e tij.
“Kam bërë shkollën biblike, në vitin 1995. Bëra shkollën në Elbasan, nga kisha pròtestante. 8 muaj kam studiuar e më pas te shkolla e dytë e biblës u bëra nèn drejtor”, tregoi ai.
Besniku tregoi se si ka ndìhmuar një vajzë shumë të dòbët nga Cërriku, e cila kishte shkuar te kisha e tij për t’u shèruar.
“Kanë ndòdhur gjëra të mrekullueshme. Ishte një gocë shumë e dòbët nga Cërriku. Erdhi në Elbasan dhe studentët nisën duke u lùtur. I lumtë asaj gocës që kishte ardhur me besimin se do shèrohej. Ajo ishte me pate rica, se i kishin thënë mjekët që të mòs e hìqte. Unë e shoqërova për në shtëpi. I thashë je shèruar apo jo, u shèrova më tha. I dolën shumë herë lòt. Ajo kishte ardhur për shèrim”, tregon ai.

Ai është i bindur se Perëndia e ka zgjedhur si profet. “Kam 3 persona në Elbasan që i kam rìngjallur. Unë i ngjaj Jezusit. Jam bashkuar me Jezusin, jam një me të”, tregon ai.
“Njëherë u rrèzua një vajzë, asaj i ìkën sytë, po ìkte. Isha besimtar i ri, nuk e dija çfarë të bëja. I thashë Zotit: ‘Nùk e prèk se mos vdès, por nùk dua që të vdèsë. Drejtova dorën nga ajo, e më pas u shèrua’. U lùta të shkonte në Itali, e tani ajo është atje. Punon dhe ka krijuar familje”, rrëfen Besniku/Top chanel.
