Kompania e prodhimit të makinave elektrike, Tesla, ka kaluar çdo parashikim të bërë për prodhimin që do të kishte në tre mujorin e parë të këtij viti.

Reuters raporton se  kompania që udhëhiqet nga Elon Musk, që është një nga njerëzit më të pasur në botë, ka arritur që të zgjerojë aktivitetin e saj edhe pse ndodheni në një vit me probleme për shkak të pandemisë.

 

Lexo dhe...  Shuhet ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’! Tina Turner ndërron jetë në moshën 83-vjeçare

 

Tesla ka raportuar shitje të qëndrueshme dhe fitime përtej parashikimeve në një kohë që shumë prodhues shprehen se kanë vetëm humbje. “Ne jemi të inkurajuar nga pritja e mirë që i është bërë Modelit Y në Kinë dhe shpejt po përparojmë në kapacitetin e plotë të prodhimit“, është kjo deklarata e lëshuar nga Tesla.

 

 

 

Po ashtu kompania ka thënë se modeli i ri S dhe Modeli X gjithashtu janë pritur jashtëzakonisht mirë, me pajisjet e reja të instaluara dhe testuara dhe janë në fazën që po mendojnë për të rritur prodhimin.

Prodhuesi i makinave elektrike në tremujorin e parë ka deklaruar se ka prodhuar 184.800 automjete, shifër më e lartë se parashikimet e bëra në nisje të këtij viti.