Fjalët që i shkroi aktori Llazi Serbo para vetëvrasjes: “Dua të vdes si Bekim Fehmiu”

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Përkujtohet aktori shqiptar i përmasave ndërkombëtare, Llazi Serbo.

Aktori dhe regjisori Serbo lindi në qytetin e Korçës më 9 mars 1945 ku edhe mori arsimin bazë. Më pas ai ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës dhe diplomohet me nota të larta falë talentit të rrallë dhe punës së palodhur.

 

 

Lexo dhe...  Jemi lodhur nga Ukraina”, Meloni bie në kurthin e dy komedianëve rus

 

 

Pasi përfundoj studimet për aktor, Serbo emërohet pranë trupës profesioniste të teatrit të Korçës ku dhe punoi dhe ushtroi profesionet e aktorit dhe regjisorit për rreth 40 vjet. Në teatrin A. Z. Çajupi të Korçës, Serbo debutoi me dramën “Njolla të Murrme” nga Minush Jeros në 1969, një vepër që u dënua rëndë nga Pleniumi i IV i Komitetit Qendror çka ngjalli një terror në rrethin e artistëve.

Ai interpretoi sërish në një tjetër vepër të Jeros “Të pamposhturit” dhe “Mosha e bardhë” e D. Agollit të dyja të kritikuara rëndë dhe të ndaluara nga regjimi komunist dhe për këtë arsye aktorit iu desh të tërhiqej nga skena për disa vite.

Rikthimi i tij më pas qe një sukses i madh i cili vazhdoi. Disa nga interpretimet më të spikatura të Serbos janë “Nusja dhe shtetrrethimi” 1978, “Shembja e idhujve” 1977, “I treti” 1978, “Gracka” 1983, “Kush vdes në këmbë” 1984, “Dasma e shtyrë” 1984,  “Tre njerëz me guna” 1985, “Asgjë nuk harrohet” 1985 dhe shumë role të tjera si në skenë ashtu edhe në kinematografi.

 

 

Në vitin 1991  Llazi Serbo vlerësohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në 2009 “Qytetar nderi i Korçës”.

Llazi Serbo për një kohë të gjatë vuante nga depresioni kronik dhe kjo sëmundje u bë shkak që kreu vetëvrasjen më 12 shtator 2010 në moshën 65-vjeçare. Pranë trupit të tij u gjet edhe shkrimi “Dua të vdes si Bekim Fehmiu” të cilin e kishte shkruar para aktit të vetëvrasjes./ATSH

(Vizituar 560 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share