Qytetarët nuk mbajnë maskë? Ky shtet i detyron që të hapin varre për viktimat e koronavirusit

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Teksa maska është bërë e detyrueshme në shumë vende të botës, dënimet për mosmbajtjen e saj, janë nga më të pazakontat.

 

 

Kështu, të gjithë ata persona që refuzojnë të mbajnë maskë apo kapen pa të, në Indonezi, dënohen me hapje varresh për viktimat e koronavirusit.

Deri më tani, 8 persona kanë marrë një dënim të tillë në Javën Lindore, me autoritetet vendore që thonë se ky dënim vjen për shkak se në zonë ka mungesë varrmihësish.

Sipas tyre, një dënim i tillë mund të bëjë që njerëzit të përdorin rregullisht maskën dhe të jenë më të ndërgjegjshëm lidhur me pasojat e pandemisë. Që nga nisja e pandemisë, në Indonezi janë infektuar mbi 218.000 persona.

(Vizituar 12 here, 1 vizita sot)
Lexo dhe...  E kanë ndjekur për më shumë se një shekull! Shkencëtarët zbulojnë një materie që mund ta ndryshojë botën
WhatsApp Share SHARE Facebook Share