Paraja është e mirë si shërbëtore, por keqe si pronare

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Gjysma e parë e jetës na kalon duke kërkuar pasuri, ndërsa gjysma tjetër duke kërkuar mjek.

Një bankier është një dikush që të huazon ombrellën kur ndrin dielli dhe ta kërkon sapo nis të bjerë shiu.

Kush blen atë çka nuk i duhet, shet atë çka i duhet.

Përgjithësisht të hollat humbin duke kërkuar të holla.

I pasur është kush nuk ka borxhe dhe i ri kush është i shëndetshëm.

I pasuri ha kur të dojë, i varfri ha kur të proftasë.

Pasanikut është vështirë t’i falësh diçka, të ngopurin është vështirë t’a qerasësh.

Nuk është i varfër kush ka pak, por kush ka shumë.

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙

Mos përkujto shumë atë çka e ke humbur për të mos humbur atë çka ke.

Paraja është e mirë si shërbëtore, por keqe si pronare.

Është gjë e vështirë të grumbullosh para dhe është gjë akoma më e vështirë t’i ruash ato.

Varfëria që nuk ka borxhe është pasuri e madhe.

Është gjë e keqe të mos kesh, por po aq e keqe të kesh jashtëzakonisht shumë.

✅ New Spot✔
***** 👀 🙆 *****

Më mirë të vd esësh duke bërë ekonomi, sesa të jetosh brenda në varfëri.

Lexo dhe...  20 të vërteta që i mësoni gjatë jetës, por me vonesë

Varfëria nuk është turp, turp është të mos përpiqesh që, me punën tënde, ta përzësh atë.

Të gjithë ata që japin bamirësi nga fitimet e pista veprojnë njësoj si ata që u ofrojnë perëndive nga ato që kanë vjedhur te vendet e shenjta.

👍 🆗

Atë njeri që rastis të fitojë në mënyrë të ligjshme jashtëzakonsiht shumë dhe t’i përdorë ato ashtu si duhet, unë e quaj njeri tepër të lumtur./titulli.com

(Vizituar 3 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share