Karakteristikat e Hënës

WhatsApp Share SHARE Facebook Share
Hëna (lat.: Luna, në greq.: Seleni) është planeti i vetëm natyror i Tokës [1], njëherit sateliti i 5-të për nga madhësia në sistemin tonë diellor, trupi qiellor më i afërt me planetin tonë [2] dhe i vetmi në të cilin ka arritur të shkelë njeriu.

Ana e afërt e Hënës

Ana e largët e Hënës

Shpeshherë arrijmë ta ndeshim atë në qiell gjatë netëve të vitit, por a kemi ndaluar ndonjëherë të analizojmë dukjen e saj? Mbase disa nga ne po, por megjithatë i vetmi konkluzion që mund të nxjerrim është se ajo ka formë “rrethore”, ”gjysmërrethore” etj., dhe asgjë më shumë. Kjo mund të arsyetohet me shpjehimin se padyshim një analizë më e hollësishme është e vështirë për t’u bërë me sy, pa përdorur ndonje instrument astronomik.[3] Sidoqoftë, çfarëdo vështrimi të bëhet vlen të përmendet se nga Toka mund të shihet vetëm njëra pjesë e Hënës (59%), ndërsa ekziston edhe ajo pjesa që ne nuk arrijmë ta shohim. Arsyeja pse ne gjithmonë kemi vetëm pamjen e njërës hemisferë është fakti se Hëna rrotullimet rreth boshtit të vet dhe rreth Tokës i kryen në të njejtën kohë.[3][4] Hi

Pjesa e Hënës të cilën e shohim nga Toka ndryshe quhet edhe “pjesa e afërt” ose “pjesa e ndritshme”, ndërsa ajo e cila nuk shihet quhet “pjesa e largët” ose “pjesa e errët”.[5] Këto emërime kanë rrjedhur vetëm nga përshtypja jonë, sepse faktikisht që të dy hemisferat janë njëlloj të ndriçuara. Pjesa e padukshme për herë të parë është fotografuar nga sonda sovjetike “Luna 3” më 7 tetor 1959.[1][6]

Karakteristikat e HënësJi

  • Largësia mesatare e qendrës së Hënës nga ajo e Tokës është 384,405 km, afërsisht sa 30 herë diametri i Tokës.
  • Hëna kryen një orbitë (rrugë rrethore) rreth Tokës çdo 27.3 ditë (muaji siderik), kohë për të cilën e kryen edhe një rrotullim të plotë rreth vetes, ndërsa rreth Diellit ky satelit lëviz bashkë me planetin tonë (sistemi Tokë-Hënë), për këtë arsye shpesh ky sistem quhet “planet i dyfishtë”, dhe ndryshimet periodike gjeometrike të sistemit Tokë-Hënë-Diell janë përgjegjëse për fazat e Hënës, që përsëriten çdo 29.5 ditë (muaji sinodik).
  • Diametri i Hënës është 3.474 km.
  • Sipërfaqja (3.793×10^7 km²) është më e vogël se 1/10 e Tokës, përafërsisht sa sipërfaqja e Rusisë, Kanadasë dhe SHBA-ve së bashku.
  • Vëllimin e ka rreth 2% e vëllimit të planetit tonë dhe masën 81 herë më të vogël (7.3477×10²²km).
  • Tërheqja gravitacionale është rreth 6 herë më e dobët se sa ajo e Tokës, ndërsa fusha magnetike diku te 100 herë më e dobët.
  • Pjerrtësia e boshtit të orbitës së Hënës është 6.68°, krahasuar me pjerrtësinë e boshtit të ekliptikës së planetit Tokë që është 16.76°.
  • Rrezja e këtij sateliti natyror është 1.738km (afërsisht 4 herë më e vogël se e Tokës).[7][8][9][10]
Lexo dhe...  Google po bën ndryshime të mëdha për të mbrojtur të miturit
Largësia mesatare nga Toka 384400 km
Periudha siderike e rrotullimit 27.3d
Periudha e rrotullimit rreth boshtit 27.3d
Periudha sinodike e rrotullimit 29.5d
Ekscentriciteti i orbitës 0.05
Pjerrtësia e orbitës ndaj rrafshit të ekliptikës 5.1°
Shpejtësia mesatare orbitale 1.03 km/s
Diametri këndor 33’40”
Diametri vijor 3476 km
Masa 7.36 × 10^22 kg ; 0.012 MT.
Dendësia mesatare 3.3 x 10³ kg/m³
Nxitimi i rënies së lirë 1.62 m/s²
Perigjet 363,104 km
Apogjet 405,696 km
Vëllimi 2.195 8 × 10^10 km³
Sipërfaqja 3.793 × 10^7 km²
Rrezja kryesore 1,737 × 10^3 km
Temperatura e sipërfaqes ekuatoriale 85°V min / opt / Max
100 K / 220 K / 390 K
70 K / 130 K / 230 K

(Vizituar 59 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share