VIDEO-ZOTAJ: MASONERIA NË LASHTËSI KISHTE BURIMIN TEK TOKAT SHQIPTARE

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

VIDEO-ZOTAJ: MASONERIA NË LASHTËSI KISHTE BURIMIN TEK TOKAT SHQIPTARE

Masonëria është një zeje e vjetër e cila ka për qëllim përhapjen e mësimeve morale. Masoneria ndër shqiptarë është përhapur qysh në kohët e lashta.

Sot në botë ka miliona masonë e një numër i tyre është edhe në trojet shqiptare dhe brenda diasporës shqiptare si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria. Fillimi i shekullit 21, e ka gjetur Masonerinë në qendër të vëmendjes së mediave dhe jetës në përgjithësi në përpjekje për të zbardhur diçka nga organizata më sekrete e planetit. Duke qenë se pjesë e Masonerisë kanë qenë shumë figura të shquara të politikës, artit, muzikës, sportit, biznesit, etj.

Çdo kush mund të bëhet mason, por jo çdo kush është mason

Masoni shqiptar Maksim Zotaj, apo grand masteri i nivelit të 32, i cili është mason i Lozhës së Nju Jorkut, tha se ka disa kushte për të qenë mason.

“Masoneria është një lloj evenimenti, është një lloj ngjarje që ndodh në jetën e çdo njeriu. Ne masonët themi se çdo kush mund të bëhet mason, por jo çdo kush është mason. Me këtë lloj kushti që thënia e parë është në kundërshtim me të dytën, tregon se është shumë e vështirë të bëhesh mason. Për të qenë mason është një privilegj i vërtet dhe kjo tregon se shqiptarët e kanë pasur vështirë të bëhen mason”, tha ai në emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).

Ai ka përshkruar rrugën se si ka arritur në këtë shkallë. “Unë kam vajtur në Nju Jork në vitin ‘93 dhe aty rashë në kontakt me masonët. Unë iu kam nënshtruar rregullave dhe detyrimeve për të qenë mason dhe në vitin 2003 u bëra mjeshtër, u ngrita në nivelin e mjeshtrit”, tha Zotaj. Ai tha pasaporta pasanike është dokumenti që identifikohet me masonerinë. Sipas tij njohuritë në masoneri janë universale. “Për t’u bërë mason nuk mjafton jeta jote. Duhet gati 15 vite për të qenë pjesë e masonerisë”, tha ai. Zotaj vlerësoi se ka persona që thonë se janë mason, por në të vërtet nuk janë dhe nuk kanë të bëjnë fare me masonerinë. “Ka persona që shfrytëzojnë atë që thonë se janë mason dhe me të dëshirojnë të arrijnë për mes kësaj tek qëllimet e veta”, pohoi ai.

Morali dhe metafizike janë dy shtyllat që duhet të kalojë një person për të qenë mason. “Kur humb vlerat njerëzore ke minus, për të gjetur një person që do të jetë mason, ai duhet të jetë njeri i mirë. Njeriu duhet të jetë njeri i mirë dhe i ditur. Masonët janë njerëz të zakonshëm, por në momente të caktuara ata bëjnë vepra të mira”, tha ai.

Kosova ka lozhën e masonerisë “Dardania”

Masoni shqiptar Maksim Zotaj, bëri me dije se ka themeluar dhe krijuar dy lozha të Shqipërisë dhe Kosovës. ‘Masonët janë garancia e parë, ne në Kosovë kemi krijuar Lozhën “Dardania”, në Kosovë.

“Unë vij nga Lozha e Madhe e Nju Jorkut, unë jam anëtar edhe i Lozhës së Madhe të Anglisë, që është krijuar në vitin 1717, nga ky vit ka filluar zhvillimi i masonerisë botërore. Në Kosovë ka një specifikë, Lozha “Dardania”, dhe e Lozha “Albani i Shenjtë”, në Tiranë. Këto Lozha i krijuam në të njëjtin ditë më 6 prill 2013 në Tiranë dhe shkuam në Elbasan, atje bëmë veprime simbolike. Thuhet se Elbasani ka varrin e të madhit, arkitektit të Universit, Thotit, ose ai që foli për herë të parë shqip, kjo tregon edhe njëherë se masoneria në lashtësi ka burimin tek Shqipëria dhe tek tokat shqiptare. “Jo rastësisht edhe ilirët dhe pellazgët, kanë pasur lozhat e tyre malonike. Pellazgët quanin “Kabirët”, një ritual ose “kam bir”, thuhet në shqip. Sot kur diskutohet për historinë, masoneria botërore i përket shqiptarëve dhe askush më mirë se shqiptarët e nuk mund të shpjegojë më mirë masonerinë botërore sot”, tha ai. Zotaj tha se ka shumë emra në Angli që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe. Ai nuk ka pranuar të flas me emra se kush udhëheq Lozhën e Kosovës. “Ne nuk kemi qëllim të marrim pushtetin, qeveritë në Kosovë e Shqipëri kanë frikë nga ne. Ne dy vendet kanë qeveri të dobëta. Ka aktivitet mujore në Kosovë e Shqipëri, takohemi njëherë në muaj”, tha ai. Sipas tij dy lozhat shqiptare janë të njohura në botë, duke përshirë edhe Kanadanë. Ai bëri me diej se ka shuam veprimtarë shqiptarë që kanë qenë masonë, si: Avdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Ismajl Qemajli etj.

Lexo dhe...  MASONËT – ÇFARË JANË DHE SEKRETET QË FSHEHIN

Gjuha shqipe është gjuha e parë e botës

Masoni shqiptar Maksim Zotaj, apo grand masteri i nivelit të 32. Zotaj është mason i Lozhës së Nju Jorkut, tha se edhe në Athinë Lozha quhet “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Për prapambetjen e shqiptarëve në shumë fusha, Zotaj vlerësoi se shqiptarët ishin kozmopolit dhe njerëz të kulturuar, por për vete nuk qajtën shumë kokën “Kemi krijuar edhe mbretëri duke përfshirë edhe Egjiptin. Një pjesë të toponimeve ia kanë ndërruar emrat. Kemi humbur territore duke ia ndërruar emrat. 300 vite më parë edhe Kosovës, iu vë emri, nga Dardania. Shqiptarët nuk kanë qarë shumë kokën”, deklaroi ai. Sipas tij gjuha shqipe është gjuha e parë e botës.  “Gjuha shqipe është çelësi i gjuhës së botës. Masoneria është e para që ka folur për gjuhën shqipe”, pohoi ai.

Zotaj: “Rugova i përkiste masonerisë franceze”

Masoni shqiptar Maksim Zotaj, apo grand masteri i nivelit të 32, i cili është edhe mason i Lozhës së Nju Jorkut, tha se shqiptarët kanë ndërtuar mullirin me erë 200 vite para Krishtit. Sipas ti këtë Rugova e kishte thënë edhe në vizitën që e kishte realizuar në SHBA. Ai ka folur edhe për ish presidentit Rugova. “Rugova i përkiste masonerisë franceze, ai la shumë mendime të vlefshme për popullin e Kosovës, si dhe të Shqipërisë”, tha ai.

Për Nënë Terezën, Zotaj vlerësoi se ajo ishte numër një për influencën që shqiptarët që kishin në SHBA dhe në administratën amerikane. Ai bëri me dije se Nënë Tereza u kishte lutur liderëve amerikanë që të bëjnë më shumë dhe të ndihmojnë shqiptarët.

Për ish zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, Zotaj tha se ai ka lidhje organike me shqiptarët.

Shqiptarët nuk janë as në lindje as në perëndim

Për pritjet që mund t’i kenë shqiptarët nga Lozhat në dy vendet, Zotaj vlerësoi se duhet të vetëdijesohemi. “Shqiptarët nuk janë as në lindje as në perëndim. Ne jemi ne meridianin fillestar. Pozicioni i shqiptarëve është i shenjtë. Shqiptarët i kanë 300 ditë me diell. Me këto dit ëme diell i ke të gjitha që i merr nga toka për të jetuar. Po flas për Shqipërinë e madhe që e ndërtuan të parët tanë. Kosova e Shqipëria i kanë të gjitha mineralet. T’i kesh të gjitha, duke përfshirë edhe uraniumin në Kosovë. Mali i Tomorit, është i shenjt, aty ka fenomene të jashtëzakonshme”, tha ai.

Masoni shqiptar Maksim Zotaj, apo grand masteri i nivelit të 32, i cili është edhe mason i Lozhës së Nju Jorkut, vlerësoi se masonët janë ata që kanë bërë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Motivi për të bombarduar Serbinë ka qenë se shqiptarët e Kosovës, janë popull i historisë botërore”, tha ai.

Për të ardhmen e masonerisë, masoni shqiptar Maksim Zotaj, apo grand masteri i nivelit të 32, i cili është edhe mason i Lozhës së Nju Jorkut, tha se shqiptarët po të kthehen tek masoneria dhe të ndërtojnë një shtet modern, aty janë të gjithë energjitë pozitive.

(Vizituar 95 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share