Aktualitet

Si ne perralla! Ata u deshen qe femije, por Fatbardhen e martuan, si e priti Ermiri per 12 vite
Aktualitet

Si ne perralla! Ata u deshen qe femije, por Fatbardhen e martuan, si e priti Ermiri per 12 vite

  Ka një mesazh për ty u hap me një histori dashurie si ato të përrallave. Fatbardha, nënë e një vajze, njihej me Ermirin, bashkëshortin e saj aktual qëkur ishin të vegjël. Jeta e Fatbardhës, mori një tjetër rrjedhë, ajo u martua në moshë fare të re dhe kreu detyrën e saj si grua e devotshme për shumë vite. Nga ana tjetër Ermiri nuk reshti kurrë së menduari për të dhe në momentin që atij iu dha mundësia, bëri gjithçka për të fituar dashurinë e jetës së tij. Fatbardha: Unë dhe Ermiri njihemi qysh kur ishim të vegjël, qysh fëmijë. Pastaj jeta ime mori një rrjedhë tjetër, isha 15 vjeç dhe më fejuan me mblesëri. Në moshën 17 vjeç jam martuar dhe kam ikur direkt në Itali. Në Itali kam jetuar 12 vjet, tani jam kthyer jetoj në Tiranë. Nga kjo martesë kam edhe një vajzë 8 vjeçe. Pas disa ...
Si të veproni kur fëmija shfaq varësi nga telefoni
Aktualitet

Si të veproni kur fëmija shfaq varësi nga telefoni

Prindërit e dinë mirë ndjesinë kur fëmija është fiksuar keq pas telefonit celular gjatë gjithë kohës. Gati gjysma e adoleshentëve që janë 10 deri në 13-vjeç kanë një smartfon dhe ky numër vijon të rritet. Madje në vendet më të zhvilluara, shumë prindër ankohen se fëmijët e tyre shpenzojnë shuma të mëdha në lojërat që luajnë nga kompjuteri. Më poshtë ju sjellim disa nga mënyrat më të mira për të pasur një bisedë me fëmijën tuaj rreth kësaj çështje. Trajtojeni problemin në vetën e parë numri shumës, “ne” – Le të jemi të sinqertë – varësia tek prindërit është thuajse sa ajo e fëmijëve, për këtë arsye duhet të thoni gjëra të tipit “kjo varësi nga telefoni nuk i bën mirë familjes sonë. Ne duhet ta luftojmë këtë varësi në shtëpinë tonë”. Prindërit mund të tregojnë për mënyrën se si ata i ...
Qytetarët nuk mbajnë maskë? Ky shtet i detyron që të hapin varre për viktimat e koronavirusit
Aktualitet

Qytetarët nuk mbajnë maskë? Ky shtet i detyron që të hapin varre për viktimat e koronavirusit

  Teksa maska është bërë e detyrueshme në shumë vende të botës, dënimet për mosmbajtjen e saj, janë nga më të pazakontat.     Kështu, të gjithë ata persona që refuzojnë të mbajnë maskë apo kapen pa të, në Indonezi, dënohen me hapje varresh për viktimat e koronavirusit. Deri më tani, 8 persona kanë marrë një dënim të tillë në Javën Lindore, me autoritetet vendore që thonë se ky dënim vjen për shkak se në zonë ka mungesë varrmihësish. Sipas tyre, një dënim i tillë mund të bëjë që njerëzit të përdorin rregullisht maskën dhe të jenë më të ndërgjegjshëm lidhur me pasojat e pandemisë. Që nga nisja e pandemisë, në Indonezi janë infektuar mbi 218.000 persona.
Britani/ Burgim të përjetshëm për shoferët që shkaktojnë aksidente fatale, teksa përdorin celularin në timon
Aktualitet

Britani/ Burgim të përjetshëm për shoferët që shkaktojnë aksidente fatale, teksa përdorin celularin në timon

Në Britaninë e Madhe, shoferët që shkaktojnë aksidente fatale, teksa përdorin celularët do të ndëshkohen me burgim të përjetshëm. Sipas lajmit të BBC-së, në fillim të vitit të ardhshëm një projektligj që parashikon dënime të rënda për shoferët që shkaktojnë vdekje për arsye se kanë përdorur celularë ose kanë vozitur shpejt pritet të sillet ne agjendën ditore të parlamentit. Projektligji parasheh se shoferët që kanë shkaktuar aksidente fatale për arsye se kanë përdorur celularë, kanë lëvizur mbi normën e caktuar ose kanë hyrë në garë të shpejtësisë, do të dënohen me burgim të përjetshëm. Gjithashtu edhe shoferët që shkaktojnë fatalitet nën ndikimin e drogës do të ndëshkohen me burg të përjetshëm. Sipas ligjeve aktuale, dënimi më i lartë është 14 vjet për krimet në fjalë....
Fotot/ Edhe princeshat veshin xhinse…
Aktualitet

Fotot/ Edhe princeshat veshin xhinse…

Familja mbretërore është zakonisht sinonim i veshjeve klasike, të një kostumi apo fustani serioz që nuk lë shumë vend për imagjinatë, me marka të papërballueshme që jo çdokujt do t’ia zinte xhepi çmimin. Por edhe princeshat apo mbretëreshat veshin xhinse, që nga mbretëresha Elisabeth, Diana e deri tek Kate Midletton e Meghan Markle. Xhinset janë një ndër veshjet më të populluara në të gjithë botën, që çdo vajzë i ka në garderobë. Meghan Markle dhe Kate Middelton i kemi parë në shumë raste jo aq zyrtare, por edhe me stil të thjeshtë, siç mund të jenë një palë xhinse blu.
Metali i çmuar që mund të fusë Shqipërinë në BE? Reuters: Ka depozita të shumta bashkë me Serbinë, ndaj KE …
Aktualitet

Metali i çmuar që mund të fusë Shqipërinë në BE? Reuters: Ka depozita të shumta bashkë me Serbinë, ndaj KE …

Europa i bashkohet përleshjes globale për mineralet kritike”, mban titullin një artikull i publikuar së fundmi nga Reuters e që e vë theksin te fakti se, Europa po e humbet betejën globale për metalet dhe se këto të fundit janë duke i mbaruar. Në artikull përmendet edhe Shqipëria. “Kapaciteti prodhues i Europës, sidomos në fazën e rafinimit dhe të procesimit është reduktuar ndjeshëm, sidomos nga konkurrenca me çmime më të ulëta, kryesisht nga Kina” shkruan artikulli. Alarmin e ka ngritur së fundmi edhe shoqata europiane, Eurometaux. “Pesë vitet e ardhshme do të përcaktojnë nëse ne do të kemi sukses në rimëkëmbjen tonë në këtë drejtim, apo nëse të tjera rajone në botë do të futen në garë” – thotë shoqata. Të njëjtin mendim ndan edhe vetë Komisioni Europian, krahu ekzekutiv ...
Vrasja e 23-vjeçares nga babai dhe vëllai/ Eksperti mjeko-ligjor shpjegon çfarë gjeti në nofullën e vajzës
Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçares nga babai dhe vëllai/ Eksperti mjeko-ligjor shpjegon çfarë gjeti në nofullën e vajzës

Pas 8 viteve janë nxjerrë dëshmi tronditëse të një krimi në familje të ndodhur në vitin 2012. Eglantina Buci u vra nga i ati dhe vëllai i saj. Eksperti mjeko-ligjor, Admir Sinamati, i cili është marrë me analizimin e mbetjeve skeletike të Eglantina Bucit,  që u vra nga babai dhe vëllai i saj në vitin 2012, ka folur në Open rreth pyetjeve që është interesuar prokurori i çështjes dhe për gjetjet në Malin me Gropa, ku dyshohet se u varros. Ai ka thënë se mbetjet skeletike që janë gjetur në Malin me Gropa, shfaqet qartë një dëmtim në nofullën e majtë dhe është shkaktuar nga një armë zjarri.  “Kemi marrë disa mbetje skeletike me datë 23/03/2018. Bëhej fjalë vetëm për disa mbetjeve. Që i ishte inspektuar fillimisht nga një grup tjetër. Nga trupi njerëzor përbëhet nga një numër i madh eshtrash...