Gazeta kroate: Varrezat masive në Serbi, janë provë se shteti qëndron pas krimit
Ndonëse kërkimet në guroren serbe Kizhevak, e cila gjendet në komunën e Rashkës afër kufirit me Kosovën, ka filluar në vitin 2015, vetëm disa ditë më parë, falë imazheve satelitore, një tjetër varr masiv u zbulua.
Megjithëse nuk është konfirmuar ende, 15 deri në 17 trupa të shqiptarëve të Kosovës nga fshati Rezallë i Kosovës, të cilët u qëlluan për vdekje më 5 prill 1999, besohet të jenë varrosur në varrezën e re masive. Sipas raportit të Fondit për të drejtën humanitare, pjesëtarët e suhtrisë e të policisë atë ditë kanë hyrë në fshat, i kanë dëbuar të gjithë vendasit dhe më pas i kanë pushkatuar 39 prej tyre. Tre fëmijë ishin mes të pushkatuarve, dhe viktima më e vjetër ishte 97 vjeç.
Megjithatë, dy vendas u mbijetuan të shtënave, duke u mbuluar nga trupat e burrave të vdekur. Të dy më ...








