Aktualitet

Të vdesësh nga puna e tepërt”/ Shqiptarët janë të krye në Ballkan për orët e punës në një javë
Aktualitet

Të vdesësh nga puna e tepërt”/ Shqiptarët janë të krye në Ballkan për orët e punës në një javë

Një studim i kryer gati në gjithë globin nga Inspektoriati Ndërkombëtar i punës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka gjetur se orët e tejzgjatura në punë dëmtojnë shëndetin, veçanërisht trurin dhe zemrën. Sipas hartës globale të vdekjeve nga puna e tepërt, Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara në Evropë. Të dhënat e studimit tregojnë se, Shqipëria ka 6.6-7.7 vdekje për 100 mijë banorë, një nga nivelet më të larta evropiane. Sipas të dhënave të INSTAT-it në Shqipëri punohet mbi 43 orë në javë, kohë më e gjatë se në vendet e tjera evropiane, që punojnë 30-35 orë në javë. Në Administratë Publike punohet më pak, ose më saktë respektohet më shumë Kodi Punës. Ndërsa sektori ku punohet më shumë me orë të tejzgjatura, që kthehen më pas në dëm për shëndetin është...
Iu futën në banesë dhe e grabitën, ky është pronari që u dhunua nga hajdutët. Gruaja dhe fëmijët, të traumatizuar
Aktualitet

Iu futën në banesë dhe e grabitën, ky është pronari që u dhunua nga hajdutët. Gruaja dhe fëmijët, të traumatizuar

Mbrëmjen e djeshme një banesë në fshatin Spiten të Lezhës ka rënë pre e disa grabitësve, të cilët kanë mundur të marrin prej aty një shumë lekësh së bashku me 2 aparate celularë. Top Channel mëson se personi i dhunuar është kryefamiljari Gjergj Docaj. Ai është transportuar në urgjencën e Spitalit të Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore. Mësohet se bashkëshortja me dy fëmijët kanë mbetur të traumatizuar nga kjo ngjarje. “Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë”, njoftoi pak më parë policia e Lezhës. Aktulisht në Komisariat janë shoqëruar disa persona që dyshohet të...
Banorja e fshatit ku ndodhi përdhunimi i të miturës: Abuzuesit të digjen në mes të fshatit
Aktualitet

Banorja e fshatit ku ndodhi përdhunimi i të miturës: Abuzuesit të digjen në mes të fshatit

Përdhunimi i të miturës në Mirditë nga 5 persona, ka bërë që ditën e sotme sheshi kryesor i qytetit të mbushet me dhjetëra qytetarë, në mbështetje të 15-vjeçares. Një prej tyre, banore në fshatin ku ndodhi ngjarja e rëndë kërkon dënimin më të rëndë për 5 abuzuesit. Ajo ka edhe një këshillë për prindërit, që të qëndrojnë pranë fëmijëve pasi në rrugë nuk ka siguri. “Ne e cilësojmë krim. Me pas frikë me dalë në rrugë të madhe, Shteti nuk është. Ata të pestë duhen lidhur e duhen lëshuar me benzinë e të digjen ngadalë t’i shohë krejt populli shqiptar. Jo me i dënuar me gjykim të shkurtuar e të pashkurtuar. Me fëmijët duhet të merresh që kur shkon në kopsht. Edhe duhet të merret me ta sepse fëmija është në duar të pasigurta”, shprehet ajo.       Prezent në...
Tragjike në Përmet/ 12-vjeçarja bie në humnerë, ishte me prindërit për pelegrinazh
Aktualitet

Tragjike në Përmet/ 12-vjeçarja bie në humnerë, ishte me prindërit për pelegrinazh

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Përmet, ku një 12-vjeçare ka rënë në humnerë në vendin e quajtur Lip.       Ende nuk dihet asgjë për gjendjen e saj shëndetësore, pasi nuk është nxjerrë akoma nga humnera. Deri më tani mësohet se 12-vjeçarja ishte me prindërit për pelegrinazh me rastin e ditës së ‘Shën Elenës’. Policia po shkon me shpejtësi drejt vendngjarjes.
Studimi/ Përdorimi i ekraneve me prekje mund të shkaktojë probleme me gjumin tek të vegjëlit
Aktualitet

Studimi/ Përdorimi i ekraneve me prekje mund të shkaktojë probleme me gjumin tek të vegjëlit

Nëse fëmija juaj ka probleme me gjumin, kjo mund të jetë për shkak të përdorimit të ekraneve me prekje. Sipas një studimi të ri, sa më shumë kohë që fëmijët kalojnë duke përdorur pajisje me prekje, aq më shumë ka të ngjarë të kenë probleme me gjumin.       Studiuesit nga Birkbeck dhe King’s College në Londër anketuan më shumë se 700 prindër në lidhje me përdorimin e përditshëm të ekraneve me prekje dhe mënyrën e gjumit. Ata zbuluan se të vegjlit që kaluan më shumë kohë duke përdorur ekranin me prekje flinin më pak natën.       Gjumi është i rëndësishëm për zhvillimin njohës, veçanërisht gjatë viteve të para të jetës. Akoma, 75 përqind e fëmijëve të vegjël (midis 6 muajsh dhe 3 vjeç) përdornin ekranin me prekje çdo ditë dhe për çdo orë shtesë të për...
Deri në 4 000 euro/m² , nuk ka të ndalur rritja e çmimeve të apartamenteve në bregdet
Aktualitet

Deri në 4 000 euro/m² , nuk ka të ndalur rritja e çmimeve të apartamenteve në bregdet

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka ndikuar dhe tregun e pasurive të paluajtshme në bregdet. Këtë vit, pas një stepjeje të përkohshme gjatë periudhës së pandemisë, tendencë është blerja e shtëpive nga shtetasit çekë, polakë, Kosova dhe nga emigrantë, ku zona më e preferuar është Qerreti i Kavajës, sipas përfaqësuesve të agjencive të pasurive të paluajtshme.       Arsyet e rritjes të kërkesës janë çmimet e favorshme që mundësojnë financimin për të pasur apartament në bregdet në ndërtimet e reja. Kërkesa është e lartë edhe për shtëpi në zonën e Golemit, por me hapësirë 1+1 dhe me çmime deri në 35 mijë euro. Për shkak të pamundësisë të zhvillimit të kësaj zone me ndërtime të reja çmimet nuk kanë ndryshuar. Edhe pandemia ka ndikuar në tregun e ...
Mëkatet që bëjmë më shpesh sipas shenjës së horoskopit
Aktualitet

Mëkatet që bëjmë më shpesh sipas shenjës së horoskopit

Çdo njeri ka mëkatet e veta dhe pikat e dobëta me të cilat vështirë të luftojë. Shenja zodiakale nën të cilën kemi lindur zbulon gjithashtu se ndaj cilave mëkate jemi më të prirur të dorëzohemi… Dashi: Mëkati yt është ambicia për të fituar gjithmonë Dashi është një person shumë anbicioz. Kjo gjë e bën të detyrojë edhe të tjerët të futen në garë. Dashi është i obsesionuar mbas fitoreve dhe nuk vë re askënd dhe asgjë përreth. Duhet të mësoj të qetësohet dhe të marrë kënaqësi nga jeta. Në fund të fundit, jeta ka edhe kënaqësi të tjera përveç fitoreve… Demi: Mëkati yt është kënaqësia Dëshiron që gjthçka të jetë në variantin më të mirë. Nëse shtrihesh në çarçafë, do që të jenë patjetër mëndafsh. Dhe dëshiron të hash në pjata argjendi dhe ari. Por e di se ç’pasoja ka të qenët kaq selek...
Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
Aktualitet

Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që në zonat malore nganjëherë pritet të ketë dhe reshje. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 13ºC në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 22°C. Era do të jetë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.       Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por herë pas here do të ketë edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05°C në 16°C dhe në zonat e ulëta nga 09°C në 18°C. Në fotot e mëpo...