Aktualitet

Mitsotakis paralajmëron Qeverinë e Shkupit: Përdor vetëm emrin Maqedonia e Veriut, ose…-Çkemi News
Aktualitet

Mitsotakis paralajmëron Qeverinë e Shkupit: Përdor vetëm emrin Maqedonia e Veriut, ose…-Çkemi News

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar VMRO-në që të ndalojë provokimet dhe të respektojë plotësisht Marrëveshjen e Prespës.   Kreu i qeverisë greke në një intervistë për ERT theksoi: “Dëshiroj t’i dërgoj një mesazh paralajmërues qeverisë së re, të respektojë dispozitën qendrore të Marrëveshjes së Prespës, të përdorë emrin e Maqedonisë së Veriut, përndryshe do të krijojë problem jo në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe të Evropës dhe Maqedonisë së Veriut”, tha ai, duke kujtuar deklaratat dënuese të Ursula von der Leyen dhe Charles Michel. “Unë personalisht kam ndërhyrë për të informuar lidershipin e Bashkimit Evropian për deklaratat e Presidentit të Maqedonisë së Veriut. Dënime pati si nga Presidenti i Komisionit ashtu edhe n...
Mbidozë medikamentesh, e reja në spital -Çkemi News
Aktualitet

Mbidozë medikamentesh, e reja në spital -Çkemi News

Konsumoi mbidozë medikamentesh, e reja përfundon në spital në gjendje të rëndë. ‘Rreth orës 11:00, në spitalin rajonal të Fierit, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja M. S., 46 vjeçe, banuese në Fier, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti’, informon policia.
Qëlloi me plumb në kokë efektivin e ‘Shqiponjave’, flet Azgan Mërnica: Nuk jam penduar që e vrava!-Çkemi News
Aktualitet

Qëlloi me plumb në kokë efektivin e ‘Shqiponjave’, flet Azgan Mërnica: Nuk jam penduar që e vrava!-Çkemi News

    "Nuk jam penduar që e vrava", kështu ka deklaruar 23-vjeçari Azgan Mernica i cili qëlloi me plumb në kokë efektivin e 'Shqiponjave', Nevruz Cenalia. Është zbardhur dëshmia e 23-vjeçarit Azgan Mernica, i cili u vetëdorëzua në polici mbërmjen e djeshme pas dy ditësh në arrati. Azgan Mërnica vrau me plumb në kokë efektivin e Shqiponjave, Novruz Cenalia mesditën e 13 Majit në fshatin Baltëz të Fierit. Burime bëjnë me dije 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka qenë momentale. Agzan Mernica ka rrëfyer gjithashtu se po udhëtonte me makinë së bashku me nënën e tij dhe teksa po kalonte në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia. Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me...
“Për herë të fundit, ata ishin parë pikërisht buzë lumit”/ Anila Hoxha zbulon detajet: A janë parë persona të tjerë pranë vendit ku Alma Arrazi u vetëflijua me tre fëmijët e saj? -Çkemi News
Aktualitet

“Për herë të fundit, ata ishin parë pikërisht buzë lumit”/ Anila Hoxha zbulon detajet: A janë parë persona të tjerë pranë vendit ku Alma Arrazi u vetëflijua me tre fëmijët e saj? -Çkemi News

E diela e 5 majit do të niste e trishtë, e zymtë pas telefonatës që një peshkatar do të bënte në policinë e Shkodrës. Trupi i vajzës 9 vjeç, Ergesës, do të gjendej në këtë zonë të lumit Buna. Gjetja e trupit të saj dha kambanën e alarmit se nëna e zhdukur disa ditë më parë me tre fëmijët e saj mund të ishte vetëflijuar. Për herë të fundit, ata ishin parë pikërisht buzë lumit, derisa humbën çdo kontakt. Pasditen e dy majit Alma Arrazi me tre fëmijët e saj dhe kunatën po pinin një kafe në një prej lokaleve të qytetit të Shkodrës. ‘Ajo që dëshmitarët tregojnë kryesisht punonjësit e shërbimit të lokal Panorama në Shkodër është që të dyja gratë janë paraqitur të qeta dhe ishin ulur në një tavolinë pranë vendit ku fëmijët po luanin’- u shpreh Anila Hoxha, gazetare. Në momentin që kanë ...
Partneri im do jetë aty, por para se të vdes…”, 28-vjeçarja merr miratim për të kryer eutanazinë, e reja rrëqeth me rrëfimin e detajuar: Do fillojnë me qetësues!-Çkemi News
Aktualitet

Partneri im do jetë aty, por para se të vdes…”, 28-vjeçarja merr miratim për të kryer eutanazinë, e reja rrëqeth me rrëfimin e detajuar: Do fillojnë me qetësues!-Çkemi News

Rasti i Zoraya ter Beek, një vajze 28-vjeçare, e cila mori leje nga shteti për të vazhduar me eutanazinë pasi vuan nga një sëmundje e rëndë mendore, po përçan shoqërinë holandeze. Siç raporton gazeta britanike The Guardian , 28-vjeçarja pritet të marrë vendimin e saj brenda javëve të ardhshme, duke ndezur diskutime në të gjithë Evropën për këtë çështje. E reja javën e kaluar mori miratimin përfundimtar për eutanazinë e asistuar, sipas një ligji të miratuar në Holandë në vitin 2002. Sipas ligjit holandez, për t’u kualifikuar për vdekjen e asistuar, duhet të përjetoni “dhimbje të padurueshme pa asnjë perspektivë përmirësimi” dhe personi duhet të jetë plotësisht i informuar dhe i aftë për të marrë një vendim të tillë. Vështirësitë...
Shkrimtari i njohur e qëlloi disa herë me armë, dalin pamjet kur kryeministri sllovak transportohet me helikopter në spital, pranë i qëndrojnë…-Çkemi News
Aktualitet

Shkrimtari i njohur e qëlloi disa herë me armë, dalin pamjet kur kryeministri sllovak transportohet me helikopter në spital, pranë i qëndrojnë…-Çkemi News

Mediat sllovake kanë publikuar pamjet kur kryeministri Robert Fico transportohet me helikopter në spital, pasi u plagos me armë. Siç shihet nga pamjet, bashkë me stafin mjekësor, e shoqërojnë truprojat e tij. Kryeministri sllovak raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë, pasi dyshohet se ka një plumb në bark dhe një në kokë. Autori është identifikuar si 71-vjeçari Juraj Tsintulaj, një shkrimtar i njohur në vend.
Babai dhe dy vëllezërit mbrapa hekurave/ Zbardhet e shkuara kriminale e familjes së Azgan Mernicës-Çkemi News
Aktualitet

Babai dhe dy vëllezërit mbrapa hekurave/ Zbardhet e shkuara kriminale e familjes së Azgan Mernicës-Çkemi News

Azgan Mernica i mori jetën ditën e djeshme efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj, pas një konflikti të çastit. Ai vijon të jetë në arrati, ndërsa pak nga pak po zbardhen detaje nga jeta e tij, që duket se nuk ka qenë aspak e lehtë. Mernica vjen nga një familje që krimin e ka pasur shumë pranë. Babai i 23-vjeçarit ka kaluar 20 vite të jetës së tij në burg, pasi akuzohet se ka vrarë kunatin e tij. Nga ana tjetër, edhe dy vëllezërit e të riut janë mbrapa hekurave. I pari, Kiri Mernica, është dënuar për vrasjen e me thikë të Florian Selimit në gusht të vitit 2019 në Fier, pas një konflikti mes tyre. Vëllai tjetër, ndodhet në burg në Gjermani, pa detaje se për çfarë është dënuar. Duket se rritja në një familje të vështirë ka ndikuar shumë tek Azgani, i cili edhe pse...
Akademik Xhufi: Berisha e do Shqipërinë e copëtuar, ndaj bën marrëveshje të pista me Greqinë!-Çkemi News
Aktualitet

Akademik Xhufi: Berisha e do Shqipërinë e copëtuar, ndaj bën marrëveshje të pista me Greqinë!-Çkemi News

    Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV komentoi qasjen e Sali Berishës për mitingun e Edi Ramës në Athinë. Akademik Xhufi thotë se Berisha po mbështet hapur një njeri që është njollosur si antishqiptar, referuar Fredi Belerit që mbështet kauzat e Greqisë. Sepse sipas Xhufit, Berisha nuk do një Shqipëri të tërë, por e do të copëtuar ndaj ka bërë edhe marrëveshje të fshehta dhe të pista kundër shtetit shqiptar. “Gjithmonë ka pasur mes shqiptarëve njerëz që mbrojnë interesat e Greqisë. Kjo ndodh edhe në vende të tjera, jo se ne jemi specie e veçantë. Specie e veçantë është zoti Berisha që erdhi me flamurin e patriotizmit.   Vetëm të analizosh lëshimet që ka bërë Berisha me grekët, e lërë pastaj me...