“Goditje për shkak të detyrës”, Policia zbardh sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Vocaj: Shkak gjyqi për pronat, një nga autorët u vetëdorëzua
Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për shtyp, për të dhënë detaje mbi dhunimin që iu bë mëngjesin e sotëm në Tiranë, avokatit Sokol Mëngjesi, nga katër persona.
Ata janë identifikuar si Romario Tabaku 26 vjeç, Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç , Elton Kasaj 33 vjeç.
Ndërkohë Policia sqaron se Romario Tabaku ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij. Sipas policisë, Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës.
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj bën ne dije se shkaku i dhunimit ka qenë për shkak të detyrës dhe se lidhet me një proces gjyqësor civil, për një çështje pronësie.
Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëgua...








